Përhapet salmonela tek papajat e importura, 27 persona përfundojnë në spital, autoritetet mbyllin markën “Cavi”

0
25

Vetëm 18 ditë më parë Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) paralajmëroi prodhuesit në lidhje me përapjen e salmonelës te papajat e importuara. FDA tha që industria duhet të përmirësojë praktikat dhe të bëjë një punë më të mirë për mbrojtjen e konsumatorëve. Përhapja ka mbaruar, sipas FDA. Ajo shkaktoi 81 sëmundje në 9 shtete dhe 27 persona përfunduan në spital, por kjo përhapje nuk kishte pasoja me vdekje. Shtetet që kishin raste të përhpajes së salmonelës tek papajat ishin në Amerikë: Connecticut (15), Deleware (1), Florida (2), Massachusetts (6), New Jersey (22), New York (29), Pennsylvania (4), Rhode Island (1) dhe Texas (1).

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat për Kontrollin e Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), së bashku me autoritetet shtetërore dhe lokale, hetuan përhapjen e sëmundjeve të salmonelës tek papajat e freskëta të markës “Cavi.” Sipas CDC, kjo përhapje duket se ka mbaruar, megjithatë aktivitetet hetimore të FDA janë duke vazhduar. Informacioni epidemiologjik dhe gjurmues konfirmon që papaja shpërndarë në Bronx, Neë York, i bëri njerëzit të sëmurë.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha që konsumatorët dhe shpërndarësit nuk kanë më nevojë të shmangin ose ndalojnë markën “Cavi”, papaja të importuara nga Meksika, pasi papajat e kontaminuara nuk janë më në treg. FDA kërkoi nga Agroson LLC, distributori ekskluziv i kësaj marke, të bëjë një tërheqje vullnetare të papajave të markës “Cavi”.  FDA ushtroi kontrolle për të siguruar që frutat nuk ishin më në dispozicion për shitje, ishin hedhur, ose nuk ishin përpunuar më tej ose ishin ngrirë. FDA e bëri këtë për të mbrojtur konsumatorët pasi ndërmori veprime shtesë mbrojtëse dhe rregullatore.

Marrë nga www.foodsafetynews.com

AlertNews.al / Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here