Përhapet hepatiti viral, 3000 departamente të shëndetit në alarm

0
63
Chicago, Illinois-August 1, 2019: Exterior sign on building at Cook County Health Hospital, public health department.

Rreth 3000 departamente të shëndetit të qeverisjes vendore në Shtetet e Bashkuara duke përfshirë departamentet e qyteteve, qarqeve kanë nevojë për mbështetje për të luftuar përhapjen e hepatitit viral. Raporti i Mbikëqyrjes së Hepatitit Viral i sapo publikuar nga Qendrat Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA zbulon se nivelet e hepatitit vazhdojnë të rriten dhe departamentet lokale të shëndetit thonë se situata paraqitet kritike. Hepatiti viral është inflamacion i mëlçisë, i njohur si verdhëza, i shkaktuar nga viruse të ndryshme. Ka disa lloje hepatitesh virale A, B, C, D dhe E, në varësi të llojit të virusit që i shkakton. Hepatiti viral është një problem i shëndetit publik mbarëbotëror, për shkak të barrës së sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë që ai shkakton.

Shoqata Kombëtare e Shëndetit dhe Qytetit (NACCHO), që përfaqësojnë afro 3000 departamente të qeverisjes vendore të vendit, lëshuan deklaratën e mëposhtme në përgjigje të Raportit Vjetor të Hepatitit Viral të vitit 2017 të CDC-së. Raporti zbulon se normat e hepatitit akut A (HAV), hepatitit B (HBV) dhe infeksionit të hepatitit C (HCV) në SHBA vazhdojnë të rriten. Përreth 30 muaj, hepatiti A, ndonjëherë i lidhur me ushqimin apo me ujin , infektoi rreth  25000 persona, 244 humbën jetën. “Raporti i ri thekson ndikimin që hepatiti viral ka në komunitetet në të gjithë vendin dhe nënvizon nevojën për investime në departamentet lokale të shëndetit për të zbatuar dhe vazhduar ndërhyrjet efektive të shëndetit publik për të parandaluar dhe trajtuar hepatitin viral,” tha Lori Tremmel Freeman, Shefi i NACCHO Zyrtar Ekzekutiv. “Këto përpjekje, së bashku me punën kritike të komunitetit, partnerëve shtetërorë dhe lokalë, janë të nevojshme për të adresuar përhapjen dhe faktorët e shumtë që kontribuojnë në rritje. Dështimi për të vepruar në mënyrë bashkëpunuese mbi këto të dhëna do të ketë pasoja të rëndësishme për komunitetet tona.”-tha Freeman.

Sipas raportit të ri, rastet e hepatitis A u rritën gati 70 % nga 2016 në 2017, një rritje e cila kryesisht i atribuohet përhapjeve nga personi në person, sidomos tek të pastrehët dhe njerëzit që injektojnë drogë. Shkalla e hepatitit B tek personat e moshës 40-49 vjeç është më e larta në 15 vjet, pjesërisht për shkak të mungesës së mbrojtjes nga vaksinat në popullatat e rekomanduara dhe nga faktorë të tillë si injeksioni i drogës dhe partnerët e shumtë. Infeksionet me hepatitin C janë trefishuar që nga viti 2010 dhe numri i rasteve të reja ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, por i pavlerësueshëm për shkak të testimit të kufizuar dhe raportimit të ulët. Përhapje të mëdha të hepatitit C ka patur kryesisht në mesin e të rriturve, kryesisht si rezultat i rritjes së përdorimit të drogës me injeksion.

Deklarata e Shoqatës Kombëtare të Shëndetit dhe Qytetit thotë se departamentet lokale të shëndetit janë në vijat e para dhe luajnë një rol jetësor në adresimin e hepatitit përmes vaksinimit, testimit dhe trajtimit si dhe me reagimin ndaj përhapjes.

Sidoqoftë, Shoqata Kombëtare e Shëndetit dhe Qytetit thotë se adresimi dhe kthimi i këtyre tendencave do të kërkojë një përpjekje bashkëpunuese midis ofruesve të shëndetit në çdo nivel. Angazhimi i koordinuar midis palëve të interesuara lokale, shtetërore, federale dhe kombëtare është i nevojshëm për të zhvilluar partneritete që rrisin aksesin ndaj popullatave të prekshme, për të zbatuar me sukses strategji efektive, të bazuara në komunitet, për parandalimin dhe trajtimin, duke përfshirë:

Zgjerimin e kontrollit të hepatitit dhe lidhjes me shërbimet e kujdesit;

Akses i rritur në vaksina, veçanërisht për popullatat e rekomanduara në rrezik;

Zbatimi i programeve të shërbimeve të shiringave

Zhdukja e barrierave të trajtimit për njerëzit që jetojnë me hepatit.

Këto strategji, sipas Shoqatës Kombëtare të Shëndetit dhe Qytetit do të ndihmojnë në uljen e transmetimit të HAV, HBV, dhe HCV dhe rritjen e disponueshmërisë së trajtimit, e cila do të shpëtojë jetë dhe do të zvogëlojë barrën për sistemin shëndetësor të vendit.

Ka gati 3,000 departamente të shëndetit të qeverisjes vendore në Shtetet e Bashkuara duke përfshirë departamentet e qyteteve, qarqeve, metropolitane, rrethe dhe fisnore.

Marrë nga https://www.foodsafetynews.com/

AlertNews.al / Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here