Përdorimi i antibiotikëve pa kriter, ja dëmet që shkakton

0
66

Organizata Botërore ka lëshuar alarmin për vende, të cilat përdorin antibiotikë pa kriter. Marrja e antibiotikëve pa këshillën e mjekut në rastin më të mirë mund të shkaktojë një infeksion por edhe të nxisë praninë e mikrobeve që u rezistojnë barnave.

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit të popullësisë shqiptare është përdorimi pa kriter dhe pa recetë i antibiotikëve. Sipas mjekëve, një përdorim i tillë i këtyre barnave jo vetëm që është i rrezikshëm por edhe ul efikasitetin e tyre. Ata shpjegojnë se marrja e antibiotikëve pa këshillën e mjekut në rastin më të mirë mund të shkaktojë një infeksion por edhe të nxisë praninë e mikrobeve që u rezistojnë barnave.

Një nga rreziqet më të mëdha që vijnë nga përdorimi pa kriter i këtyre barnave është nxitja e zhvillimit, shumimit dhe përhapjes së mikrobeve që u rezistojnë fort antibiotikëve.

Çdo vit në vendet e Bashkimit Evropian rreth 25.000 njerëz humbasin jetën nga infeksionet e shkaktuara me baktere rezistente ndaj antibiotikëve. Infeksionet e shkaktuara nga mikrobet dhe bakteret e tilla shërohen më shumë vështirësi dhe përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin.

Ekspertët janë kategorikisht kundër përdorimit të antibiotikëve të mbetura nga një kurë e mëparshme e rekomanduar nga mjeku. Çdo kurë e dhënë nga mjeku duhet përdorur me përpikmëri , në të kundërt bakteret dhe mikrobet do të kenë një rezistencë të lartë ndaj këtyre barnave.

Nëse ju keni një infeksion dhe merrni një antibiotik pa u konsultuar me mjekun, rrezikoni që jo vetëm të mos e luftoni infeksionin, por të prekeni nga një tjetër. Konsulta me mjekun është e rëndësishme edhe për faktin se antibiotikët duhen marrë vetëm në rast infeksionesh dhe jo virozash. Këto të fundit nuk trajtohen me antibiotikë. Ka  ende farmaci që në mënyrë abuzive lëshojnë antibiotikë pa recetë. Por në luftën ndaj rezistencës mikrobiale kërkohet  që hartuesit e politikave ta marrin seriozisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here