Për një muaj AKU del nga Shërbimi Civil, Drejtori i Përgjithshëm rajonalëve: Do t’ju shkrij

0
516

Për një muaj, Autoritetit Kombëtar i Ushqimit (AKU), i cili është i ngarkuar për garantimin e sigurisë ushqimore në vend del nga shërbimi civil. Burime të sigurta bëjnë të ditur për AlertNews.al se Drejtori i ri i zgjedhur i AKU Roland Lili, ka mbledhur sot 12 drejtorët rajonalë, ku përveç detyrave, ka deklaruar se për një muaj AKU del nga shërbimi civil, teksa i ka “kërcënuar” se do t’i shkrijë nga puna. “Pas një muaji, AKU del nga Shërbimi Civil. Të gjithëve do t’ju shkrij, nëse s’bëni punën e unë do iki i fundit”, mësohet t’u ketë thënë Lili drejtorëve. Sakaq mësohet se këtë të merkurë, ka dhënë dorëheqjen Drejtori rajonal i AKU Tiranë, Sefer Sefa.

Qendra ALERT – AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here