Për herë të parë në histori: Thahet ujëvara Victoria

0
123

Ujëvara e Victoria-s këtë vit është tharë në pjesën më të madhe të saj për shkak të thatësirës që ka goditur vitet e fundit. E vendosur midis Zambisë dhe Zimbabve, është një nga ujëvarat më të mëdha dhe më spektakolare në botë.

Miliona turistë shkojnë në Zimbabve dhe Zambia çdo vit vetëm për të parë skenarin e bukur të ujëvarave Victoria.

“Vitet e kaluara ka pasur thatësira, por jo si kjo. Kjo është hera jonë e parë për të parë diçka të tillë”, tha shitësi i suvenireve Dominic Niambe, raporton Guardian.

Për shkak të niveleve të ulëta të ujit të lumit Zambezi, popullsia lokale është tashmë pa energji elektrike, pasi mbështeten në një hidrocentral në lumë. Burimet e ujit, të cilat shfrytëzohen për furnizimin e popullsisë së asaj pjese me ujë të pijshëm, janë tharë dhe rreth 45 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma ushqimore për shkak të rendimenteve të ulëta të mbjellave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here