Ish-Ministri i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka reaguar pas protestave të fermerëve në zonën e Myzeqesë. Këta të fundit, për disa ditë me radhë kanë protestuar kundër ligjit të ri për TVSH-në, i cili ka bërë që prodhuesit të mos marrin produktin e tyre, për shkak të deficitit me -14 % si ndryshim i tatimit mbi vlerën e shtuar. Panariti ka spjeguar arsyet e kësaj situate kritike për fermerët shqiptare dhe ka propozuar rrugët e mundshme të zgjidhjes. Sipas tij, duhet të rikthehet rimbursimi i TVSH në masën 20 për qind dhe qeveria të marrë masa për ndërhyrje, me qëllim uljen e kostove për mbajtjen e kafshëve nga fermerët.

Ja postimet e plota të Z.Panariti:

“Plan për parandalimin e falimentit të prodhimit të qumeshtit te fermes shqiptare. Ku jemi? Qumeshti i fermave dhe i fermereve tanë sot prodhohet me kosto mesatare 37% më te lartë se qumeshti i importit. Vetëm për blerjen e bazes ushqimore te lopeve dhe bagetive të imta, te ne fermeret shpenzojne 80% e të ardhurave të fermes. Në Evrope, kosto e bazes ushqimore zë mesatarisht 45% e totalit të ardhurave nga fermat e qumeshtit. Si rrjedhoje te ne qe prej vitit 2017, kemi një ulje drastike të numrit të lopeve dhe po ashtu edhe te bagetive të imta. Numri i fermave të mëdha të qumeshtit ka rene nga 14 në 4. Situata është drejt perkeqesimit të metejshem. Shkaqet? 1. Barra e lartë e tatimeve, taksave dhe tarifave… Masa e fundit e uljes së rimbursimit të TVSH nga 20% në 6% e qumeshtit të dorezuar është fatale! Kjo ka bërë që qumeshti të derdhet rruges sepse fabrikat dhe pikat e grumbullimit nuk e blene me atë. Ato po blejne qumesht importi. 2. Nderprerja e plote e subvencioneve direkte per lope, dele, dhi qumeshti. 3. Mos zbatimi i masave “antidumping” të parashikuara edhe ne CEFTA për mbrojtjen e qumeshtit vendas nga konkurenca e pandershme e qumeshtit që shitet nen kosto, sepse subvencionohet fort në origjine. Cilat janë propozimet tona? 1. Të rikthehet rimbursimi i plote i 20% i TVSH-së, në pikat e grumbullimit dhe fabrikat e perpunimit të qumeshtit. 2. Te filloje pagesa direkte e fermerëve me 60 euro për çdo lope dhe 15 euro për çdo dele dhe dhi qumeshti të regjistruar dhe të matrikuluar. 3. Të rihapen dhe te licensohen, baxhot dhe pikat e therjeve në zonat kodrinore dhe malore. 4. Edhe në respektim te politikave të BE-së dhe marreveshjes CEFTA, të zbatohen masat e ndalimit të importit të qumeshtit nen kosto… Masat “AntiDumping”. Ky është postimi I para dy ditëve I Z.Panariti, I ndjekur një ditë më pas nga ky:

“Ju jeni kunder nesh! Sepse nuk e mbeshtesni, nuk e paguani, por po e shtypni me taksat, tarifat dhe cmimet më të larta në Evrope, bujqësinë dhe prodhimin vendas. Ky është mesazhi i fshatit për qeverinë. Tre mije fermeret dhe blegtore që dolen sot në proteste dhe derdhen në mënyrë demostrative prodhimet e tyre në rrugë, folen qartë dhe shkurt!”

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here