Okulistët: Ja si duhet të mbroni sytë nga rrezet e kompjuterit

0
103

Ne kalojmë një pjesë të madhe të kohës para ekranit të një smartphone, kompjuteri, tableti ose TV-së,  që mund të shkaktojë dëme në shikimin tonë. Ekspozimi ndaj dritës blu, shikimi i zgjatur nga shumë pranë dhe faktorë të tjerë gjithashtu ka të ngjarë të ndikojnë në shëndetin e syve. Të rinjtë kanë më shumë rrezik, sepse ata kalojnë më shumë kohë përpara ekraneve, por ne të gjithë jemi potencialisht të riskuar.

Francesco Carones, okulist dhe drejtor mjekësor si edhe CEO i Carones Vision në Milano, në Adnkronos zbulon se teknologjia ka një ndikim të rëndësishëm tek sytë: Aktiviteti i zgjatur nga afër është në gjendje të favorizojë zhvillimin dhe përkeqësimin e miopisë. Dhe e njëjta gjë ndodh në rast të mungesës së aktiviteteve në natyrë: Kjo është arsyeja pse rekomandimi për shumë të rinj është që të alternojnë aktivitete nga afër dhe të tjerë nga larg, sa më shumë që të jetë e mundur në natyrë.

Higjena e syve

Lentet e menduara për dritën blu nuk funksionojnë. Ne duhet të miratojmë rregulla për higjenën e mirë dhe të saktë të syve. Si ta bëjmë? Lubrifikimi i syve edhe nëse nuk e ndiejmë nevojën. Lotët artificiale duhet të aplikohen në mëngjes dhe në mbrëmje.

Nëse përdorni kompjuterin më shumë se 4 orë në ditë, është më mirë të përdorni lentet blu anti-rrezatuese, por edhe shumë pushime, duke parë herë pas here jashtë. Le të kujtojmë që të rrahim qepallat më shpesh, gjë që pothuajse kurrë nuk e bëjmë para një PC. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i lubrifikojmë si duhet sytë.

Dhe në fund, mos harroni të bëni më shumë kontrolle: Ato kërkohen për 3, 6, 12 dhe 18 vjeç. Pastaj çdo 4-5 vjet. Dhe pas moshës 45 vjeç, çdo 2 vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here