OBSH: Rritet numri i viktimave nga fruthi, më të prekura vendet e varfra

0
98

Gjatë 2018, më shumë se 140 mijë persona humbën jetën nga fruthi, në të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është ky bilanci global i sëmundjes i shkaktuar kryesisht nga ngecja në shkallën e vaksinimeve prej thuajse një dekade. Vendet e varfra janë goditur më rëndë, rastet e fruthit dhe vdekjeve në Afrikën Qendrore.

Vendet e pasura sidoqoftë janë përballur po ashtu me shtimin e rasteve me katër vende evropiane që e humbën statusin e tyre të eleminimit të sëmundjes, në 2018, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Njoftimi vjen në një kohë kur vendi ishullor në paqësor, Samoa, është izoluar me qëllim që të kryejë një vaksinim masiv që do ti bëjë ballë një epidemie që i ka marrë jetën deri më tani 62 personave dhe që sipas zyrtarëve të OKB është shkaktuar nga teoritë konspirative antivaksinim që qarkullojnë në internet.

Pjesa më e madhe e viktimave mes fëmijëve janë nën moshën 5 vjeç. Foshnjet dhe të miturit janë më të rrezikuarit e prekjes nga sëmundja që mund të shoqërohet edhe me komplikacione, përfshirë pneumoninë dhe goditjen e trurit që mund të çojë në dëmtime të përhershme si verbëria apo humbja e dëgjimit. Rreth 142300 vetë humbën jetën si pasojë e sëmundjes në 2018, një e katërta e numrit të regjistruar në vitin 2000 por 15% më shumë krahasuar me 2017. Në total, ka patur 9.7 milionë raste fruthi gjatë 2018. WHO dhe UNICEF vlerësojnë se 86% e fëmijëve në shkallë globale kanë marrë dozën e parë të vaksinës së fruthit në 2018, por më pak se 70% ka marrë dozën e dytë të rekomanduar. Dhe kjo është lart 95% të rekomanduar të mbulimit me vaksina, me dy dozat e asaj të fruthit që konsiderohen të domosdoshme për të mbrojtur popullatën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here