Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), ka publikuar shifrat e personave që kanë humbur jetën nga virusi Ebola. Ekspertët theksojnë se, rreth një e katërta e njerëzve të infektuar me Ebola në Kongon lindore mbeten të pazbuluara ose të gjetura shumë vonë.

Që nga fillimi i epidemisë së Kongos, gjatë gushtit të një viti më parë janë raportuar 1,360 vdekje. Nga totali i rasteve me sukses regjistrohen 75% e tyre, por ka një mundësi që t’iu shmangen një e katërta e personave të prekur.

OBSH paralajmëroi më herët se, lufta kundër virusit Ebola u ndërpre pesë ditë radhazi për shkak të pasigurisë në terren.

Nga fillimi i vitit janë 119 raste të regjistruara, 42 prej të cilave në institucionet e kujdesit shëndetësor, për shkak të dezinformimit rreth përhapjes së Ebola në rajon.

burimi: who.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here