Show në rrjete sociale dhe kontrolli i të licëncuarve para fillimit të vitit shkollor nuk zvogëlon riskun. Të gjitha institucionet duhet të ndaërmarrin masa e bashkëveprojnë, për tregtarët ambulant që iu japin fëmijev produkte “bomba”, pa kontroll, pa gjurmueshmëri, në kushte të tmerrshme mbajtje e përpunimi

Si çdo fillimviti shkollor, institucionet shtetërore ndërmarrin dhe nisma për një vit akademik sa më të mirë e më të sigurt për fëmijët. Në këtë aspekt, e rëndësishme është dhe siguria ushqimore e tyre. Siç e dimë të gjithë, rreth shkolllave 9-vjeçare, të mesme e të larta, gëlojnë dyqane, fast-food e deri te shitësit ambulant, të cilët duan të ëprfitojnë sa më shumë. Por, në këtë situatë, risku është më i madh, veçanërisht te fëmijët e shkolllave fillore, të cilët nuk janë të edukuar me rregullat e sigurisë ushqimore, kryesisht nga tregtarët ambulantë.

Njoftimi i Ministrise se Bujqesise ne Facebook, per kontrollet e dyqaneve perreth shkollave

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Arsimit, duket se kanë nisur një fushatë për kontrollin e subjekteve që tregëtojnë ushqimore përreth shkollave, si markete apo fast-food. Përveçse detyrë funksionale, është dhe diçka që i shërben sigurisë së fëmijëve. “Një vëmendje e veçantë për bizneset që tregtojnë ushqim perreth shkollave në këtë prag fillim viti shkollor. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është duke zbatuar një plan të detajuar masash, nga këshillimi dhe ndërgjegjësimi i operatorëve që ofrojnë ushqim rreth shkollave e deri tek ndëshkimi apo bllokimi i atyre që nuk respektojnë standardet e sigurisë ushqimore”. Ky është një njoftim i postuar në faqen zyrtare në Facebook, nga Ministria e Bujqësisë, ku në foto shikohet dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

A mjafton kjo?

Përreth shkollave, nga data 17 shtator, do të ketë dhjetra tregtarë ambulatë, që rrinë ngjitur me kangjellat e që nuk janë as object kontrolli, apo masash, sin ë rastin e mësipërm. Ata s’kanë nipt, nuk kanë adresë dhe me një karrocë, iu ofrojnë fëmijëve të pambrojtur dhe paditur, ushqime nga më të ndryshmet, nga të ambalazhuarat që rrinë në kushte të papërshtatshme, deri të sanduiçet e byreket. Këto të fundit, nuk dihet se ku janë prodhuar, me çfarë lëndësh të para, në çfarë kushtesh janë ruajtur e në ç’kushte tregtohen.

Në fakt, sfida më e madhe kjo do të ishte, por që kërkon një bashkëpunim e vullnet më të gjerë. Ligjërisht, AKU nuk i kontrollon dot, sepse planet e inspektimeve bëhen vetëm për subjektet që kanë një nipt dhe adresë. Ndërkohë që po ligjërisht, AKU duhet të garantojnë sigurinë ushqimore të konsumatorit. Në këtë rast, duhet të marë masa dhe ndaj këtyre tregtarëve ilegalë. E vetme, e ka të pamundur, jovetëm për faktin e mungesës së burimeve njerëzore, por edhe për arsyen se, një ambulanti pa adresë, nipt etj, çfarë mund t’i bëjë një insektor me bluzë të bardhë? Maksimumi, i sekuestron atë pak produkt që ka. Por, kjo nuk e ndalon atë që të bëjë të tjera sanduiçë e byrekë, madje dhe akullore, e t’i trengojë të nesërmen, po ngjitur me kangjellat e shkollës.

Stafet pedagogjike, mësuesit apo drejtuesit e shkollave, nuk kanë as tagër ligjor e asnjë mundësi të administrojnë territoret jashtë rrethimit të shkollave.

Çfarë duhet dhe mund të bëhet?

Në administratën shtetërore, zakonisht grupet e punës apo task forcat, ngrihen për të mos bërë asnjë punë dhe realisht kjo ndodh. Aq më tepër, kur në to janë pjesë përfaqësues institucionesh të ndryshme.

Por, kur bëhet fjalë për sigurinë ushqimore të qindra-mijera fëmijëve, përkushtimi e organizimi ndërinstitucional duhet të jetë më i madh se për çdo gjë.

Policia bashkiake që “lufton” çdo ditë me ata që shesin misra të pjekur ose që mbulon xhamat e makinave me letra gjobash, e ka mjaft të mundur të administrojë këto territore përreth shkollave. Gjithësesi, veç e veç, të gjitha institucionet e kanë të vështirë. Dhe, në të gjitha rastet, përfshirja e policisë së shtetit në këtë aksion masiv që duhet nisur dhe më pas për të pasur nën vëmendje ambulantët përreth shkollave, duhet të jetë e vazhdueshme dhe me masa drastike.

Më poshtë, linku i emisionit ALERT për rrezikun e fëmijëve nga shitësit ambulant përreth shkollave:

AlertNews.al/ G.S.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here