Në Shkodër, fëmijët e çerdheve dhe kopshteve, ushqim të pasigurt… Denoncim dhe për domaten që mbin brenda vetes

0
187

Qendra ALERT denoncon papërgjegjshmërinë e shumë institucioneve shtetërore për pasigurinë ushqimore që u ofrojnë fëmijëve të çerdheve e kopshteve. Rasti konkret ka të bëjë me Bashkinë Shkodër, e cila është gjobitur së fundmi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi magazine e Qendrës Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, nuk plotësonte kushtet për mbajtjen e produktete ushqimore, me të cilat usheqhen fëmijët në kopshte e çerdhe.

AKU ka njoftuar se është gjobitur Subjekti “Ent publik – Magazinë ushqimore”, për grupe të veçanta popullsie (çerdhe, kopshte)”, Shkodër, pasi ushtron aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Gjatë kontrollit, sipas AKU, u konstatua se se Drejtoria Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, nuk dispononte frigoriferë për ruajtjen e produkteve të mishit dhe nënprodukteve të tij, ose produkteve të tjera me origjinë shtazore, mungonte tualeti, pajisjet brenda magazinës kishin prani ndryshku, nuk dispononte lejet dhe certifikatat përkatëse higjeno-sanitare për automjetin e transportit të ushqimeve, si dhe agjentët e pastrimit dhe dezinfektantët ruheshin në të njëjtat ambiente me ushqimet. Për këto shkellje të konstatuara, trupa inspektuese e AKU në Shkodër gjobiti me 300.000 lekë bashkinë, pasi ky institucion është varësi e saj.

Emisioni Alert dhe Qendra Alert kanë mundur të mësojnë se, punonjësit e Qendrës Ekonomike të Fëmijëve në Bashkinë Shkodër, e kanë justifikuar mungesën e frigoriferëve me fakti se, mishi dhe nënproduktet tjera të bylmetit, shpërndaheshin Brenda ditës. Por, kjo është e pamundur, pasi siç mësohet, kompanitë që kanë fituar tenderat e ushqimit të fëmijëve, nuk dërgojnë çdo ditë furnizim. Gjithashtu, magazine e mbajtjes së ushqimeve të fëmijëve nuk kishte dritare, nuk kishte ajrosje të bollshme e në të njëjtin vend me ushqimet, bukën etj, mbaheshin dhe detergjentët e furnizimet tjera joushqimore për çerdhet e kopshtet.

Bashkia Shkodër ndodhet në një kopals institucional pas zgjedhjeve të 30 qershorit e situatës së krijuar me kryetarin e dorëhequr, por më e pakta që mund të bëjnë punonjësit e institucioneve vendore, është kujdesi për më tëpafajshimit dhe më të pambrojturit, fëmijët!

Ndërkohë, një tjetër denoncim ka mbërritur pranë Qendrës ALERT. “Kam rreth 3 javë që e kam blerë domaten, nuk i kam futur ne frigorifer. Më bëri përshtypje se nuk ishin kalbur dhe ishin sic i kisha. Kur e pres, shoh qe domatja ka thysa brenda”. Ky është denoncimi i nje qytetareje i dërguar pranë qendrës ALERT. Siç shikohet dhe në videot e dërguara nga denoncuesja, farat e domates kanë filluar të mbijnë.  Por çfarë thonë ekspertët? Përse dhe si mund të ndodhë ky fenomen, që AlertNeës.al e ka denoncuar edhe më herët me një pjepër që edhe ai kishte nisur të rrisë bimë të tjera brenda vetes?

“Domatja dhe nje pjese e madhe e perimeve rrojne gjatë. Per arsye se iu jepet shume kalcium dhe potas, mund të ndodhë fenomeni I të jetuarit gjatë. Kjo nuk është normale, pasi ato kthehen në lëndë organike”, thotë për emisionin dhe qendrën ALERT,  Z.Arben Shytaj, ekspert i inputeve bujqësore, me një eksperiencë 30-vjeçaresi dhe ish-inspektor i AKU-së.

Sipas tij, edhe të ushqyerit teper, aq me teper qe jane konvencionale, patjeter qe është gjë normale dhe rrjedhimisht produkti mund te kete mbetje te kimikatit te perdorur, ne formen e tij sintetike.

Në lidhje me farat e mbira brenda domates, Shytaj thotë se, është dukuri anormale dhe diçka i stimulon, krahas faktorit temperaturë. “Hormonet e përdorura, mbetjet e tyre, mund të ndikojnë ne ngacmimin e farerave ne zgjimin e tyre. Por, për përdorimin e hormoneve bimore, nuk ka të dhëna se jane të dëmshem dhe një domate e tille nuk ka rrezik për shendetin e konsumatorit”, thotë eksperti Shytaj, sipas të cilit, tri mundesi jane per rrezik tek frutat e perimet: mbetjet e pesticideve mbi norme, (0.01 mg/kg), nitratet dhe nitritet dhe kimikate te tjera, qe perdoren afer pjekjes e qe nuk arrijne të kthehen në lendë organike. Një i tillë mund të jetë dhe sprinter k, qe ka azot dhe fosfor, i cili perdoret per skuqjen e domates se bashku me etilenin.

Qendra ALERT – AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here