Pak ditë pas publikimit në Alertnews.al, të lajmit se Shqipëria nuk bën kotrolle për sëmundjen e Lopës së Çmendur (Bovine Spongioform Encephalopathy) dhe a jemi të rrezikuar, ka reaguar profesori i Mjekësisë Veterinare, Z.Kristaq Berxholi. Ky i fundit, për dekada të tëra ka kontribuuar si profesor në Universitetin e Mjekësisë Veterinare, madje ka qenë dhe Drejtor i Institutit të Kërkimeve Veterinare (sot ISUV).

Prof.Berxholi shpreh keqardhjen dhe e konsideron si papërgjegjshmëri fakti që Shqipëria nuk bën kontrollin dhe nuk ka plan për monitorimin ë kësaj sëmundjeje, ndërkohë që sipas tij, vende të tjera kanë qendra të mirëfillta për kontrollin ndaj BSE. Z.Berxholi e sheh këtë si rrezik për Shqipërinë, ndërkohë sipas tij, njësoj është vlerësuar situate edhe më herët dhe janë konstatuar Etheth Hemorrhagjike te Crime Congos ne kafshe, edhe per Tick Borne Encefalitin, edhe per Ethen Q, edhe per Nilin perendimor ne kuaj, edhe per mjaft te tjera, te cilat janë shumë të përhapura.

Prof.Kristaq Berxholi

Ja reagimi i plotë i Z.Berxholi, dërguar për Alertnews.al

Lexova materialin e Z. Granit, per problemin e BSE. Sinqerisht me erdhi jashtezakonisht keq, per pergjigjen e dhene nga Dikasteri, pasi nuk bejme, kontrolle ne vend, sepse me demek para shume vitesh, qe nuk mbahet mend se sa, paska thene OIE qe Shqiperia nuk perfshihet ne vendet e riskut. Eshte vertete per te ardhur keq, kjo papergjegjshmeri. Eshte vertete per te ardhur keq, qe dikasteri kapet si puna e te mbyturit nga floket e tij.

Ne, jemi aq mbrapa me keto probleme, sa mund te them qe nuk bejme asgje. Po te shikosh informacionet e OIE, raportohet here mbas here, nga vende te ndryshme, prezenca e formes TIPIKE dhe asaj ATIPIKE ne gjedhe. Te gjithe vendet, perfshi dhe Rumanine etj, qe ka ngritur nje qender moderne per kontrollin e kesaj semundjeje, qenkan te marre. Jane budallenj qe shpenzojne leke. VETEM NE, DIKASTERI I BUJQESISE DHE ISUV, QE DREJTOHET NGA NJE DOGANIER, JEMI TE MENÇURIT E BOTES. JEMI FANAR NDRIÇUES PER BUJQESINE E VETERINARINE.

Une nuk e kuptoj kete koncept te papergjegjshmerise te dikasterit te bujqesise, pa as per ISUV, te cilin e ka marre lumi me kohe.

Dikur, te njejtin ide kishin, te zgjuarit e dikasterit edhe per ethet hemorrhagjike te Crime Congos ne kafshe, edhe per Tick Borne Encefalitin, edhe per Ethen Q, edhe per Nilin perendimor ne kuaj, edhe per mjaft te tjera, TI CILAT JANE DIAGNOSTIKUAR NE VEND DHE JANE SHUME TE PERHAPURA. Ne, po te kishim shkuar me mendjet e ndritura te dikasterit, do ishim, si kane qene vendet e tjera para 70-80 vjetesh. Por jo. Keshtu eshte dhe puna e BSE. Shteti ka blere nje laborator dhe ku, ne QENDREN E REFERENCES, QE NEN UDHEHEQJEN E DOGANIERIT THOTE NE MENYRE TE PAPERGJEGJESHME SE NUK KEMI PLAN NGA DIKASTERI. PO QE TE THUASH KETE, DO TE THOTE QE TE MOS TA NJOHESH FARE KETE PATOLLOGJI DHE TE FLASESH NE MENYRE TE PAOERGJEGJESHME. PASI PO TA NJOFESH DO TE NGULESH KEMBE, QE TE MARRESH FONDE. UNE KAM DHE SHUME E SHUME GJERA TE TJERA, TE LIDHURA OSE JO ME KETE PROBLEMATIKE, POR NE KETO KUSHTE KUR ENDE NUK KA SHERBIM VETERINAR, ENDE NUK KA DREJTORI VETERINARE NE DIKASTER, KU ENDE NUK KA NJE DREJTOR TE VETERINARISE PO NE DIKASTER DHE KY SHERBIM ECEN SI DIKUR, SAPO ISHIN FORMUAR KOOPERATIVAT E TIPIT TE LARTE QE DREJTOHESHIN, FILLIMISHT NGA PARTIZANET, E KUPTOJ SE ÇDO GJE BIE NE VESH TE SHURDHER.

KESHTU ESHTE BERE DHE DIKASTERI AKTUAL, KU DI VETEM QE: EKSPORTOHEN DOMATE E LAKER, QE KEMI DISA RESTAURANTE TE AGROTURIZMIT, QE KEMI CA MAGAZINA QE GRUMBULLOJNE SPECAT E DOMATET, QE NUK KEMI ENDE VENDE TE THERJEVE E KONTROLLIT TE KAFSHEVE NE ZONAT RURALE, POR MBUREMI ME CA THERTORE QE THERIN DERRA TE IMPORTIT DHE SHKATERRUAN KOMPLEKSET E DERRAVE NE VEND. KETO GJERA, NUK I BEJNE PERSHTYPJE MINISTRIT AKTUAL. NUK I BEJNE PERSHTYPJE KRYETARIT TE KOMISIONIT TE VEPRIMTARIVE PRODHUESE NE PARLAMENT, QE NUK I BEJNE PERSHTYPJE QEVERISE E KRYEMINISTRIT.

KJO ESHTE NJERA ANE E PROBLEMIT, ANA TJETER ESHTE NIVELI I INSTITUCIONEVE, POR PER KETE DO SHKRUAJ PERSERI. NJE FJALE E URTE POPULLORE THOTE: SHIKO PELEN, MERI MEZIN. EDHE ME ISUVIN, SHIF DREJTORIN DOGANIER DHE VLERESO INSTITUCIONIN. SHIF MINISTRIN POLIC, VLERESO DIKASTERIN.

E falenderoj Z. Granit per inisiativen qe ka mare dhe i them qe te vazhdoje me tej me TUBERKULOZIN, BRUCELOZEN, LEISHMANIOZEN, BORELIOZEN ETJ ETJ.

UNE DO TA MBESHTEs ATE, PER CDO PROBLEM QE DO TE KETE. DIKASTERI OSE DUHET TE NDRYSHOJE, OSE SI MINISTRI DHE DOGANIERI, TE HAPIN KRAHUN TANI NE SHTATOR, DHE TE VENE NE KRYE TE KETYRE INSTITUCIONEVE EKSPERTE. NDRYSHE TEK URA E BESHIRIT DO JEMI.

Alertnews.al / Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here