Mjalti, vetitë kurative dhe efektet e tij në organizëm

0
91

Mjalti nuk prishet dhe nuk skadon asnjëherë. Mjalti është një ushqim antibakterial, antibiotik dhe aleat i sistemit imunitar, e përdorur gjerësisht jo vetëm për shëndetin fizik, por edhe në kozmetikë.

Disa profesorë të shquar kanë studiuar ndër vite mjaltin për trajtimin e disa sëmundjeve për të cilat ka patur rezultate pozitive. Peter Molan, profesor i biokimisë dhe drejtor i Honey Research Unit në Universitetin e Waikato në Hamilton, Zelandën e Re, studion vlerat e dobishme të mjaltit për mbi 15 vjet. Në një nga eksperimentet e tij në laborator, Dr. Molan ka spërkatur me mjaltë 7 lloje bakteresh përgjegjëse për infeksione në plagë. Të shtatë tipet janë neutralizuar nga ky produkt i çmuar i bletëve. Në Francë, shkencëtari  Bernard Descottes, kreu i Departamentit të Kirurgjisë Interne dhe Transplanteve në Spitalin Limoges, që nga 1984 ka nisur të përdorë mjaltin për të trajtuar disa probleme të caktuara dhe për shërimin e plagëve, duke marre rezultate shumë pozitive.  Këto arritje e kanë çuar Descottes të formulojë një “terapi me bazë mjalti” të cilën e quajti “Apiterapi”.

Një nga funksionet më të rëndësishme të mjaltit është ai antibakterial dhe antibiotik: Shumë tipe mjalti përmbajnë sasi të konsiderueshme të peroksidit të oksigjenit, e njëjta sasi që përdoret për dezinfektimin e plagëve zakonisht. Temperaturat e larta në të cilat vendoset mjalti gjatë pasterizimit neutralizojnë disa substanca të dobishme: për të patur efektim maksimal antibakterial, ideale do të ishte mjalti i papërpunuar, natyral. Përveçse ndalon infeksionet sipërfaqësore, mjalti ndalon simptomat e ulçerës së stomakut dhe është përdorur për trajtimin e diarresë , që sidomos tek fëmijët, mund të jetë e rrezikshme për shkak të dehidratimit. Fruktoza gjithashtu i jep ëmbëlsi të veçantë dhe ka një efekt energjitik të tejzgjatur sepse ndërsa glukoza digjet menjëherë, fruktoza ka aftësi të mbetet “në dispozicion” të trupit tonë për më gjatë.

Në varësi të llojit të mjaltit ndryshojnë edhe cilësitë terapeutike: Mjalti i pyllit ndikon tek gjendjet gripale, mjalti i portokallit ka efekte shëruese, mjalti i lulediellit është antinevralgjik, ul temperaturën, rekomandohet kundër kolesterolit. Mjalti i shqopës ka efekt kundër reumatizmës, kundër anemisë; mjalti i blirit zbut dhimbjet menstruale, është qetësues, diuretik dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Ndërsa mjalti i luleve të egra ka veprim detoksifikimi të mëlçisë. Mjalti përmban po aq antioksidante sa edhe spinaqi dhe një lloj antioksidanti, “pinocembrin” gjendet vetëm tek mjalti. Mjalti është aleat i sistemit imunitar, aparatit tretës, lëkurës.

Qendra ALERT – AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here