Mishi i përpunuar i dëmshëm? Prof. Kristaq Sini: Të mos përhapim panik, do na qeshë bota! Duhet kujdes në masën e përdorimit

0
128

Prof.Dr.Kristaq Sini, pedagog në UBT i ftuar në emisionin “Alert” në News24, nga Granit Sokolaj, teksa ka folur për nënproduketet e mishit si sallamrat, proshutat etj theksoi se kujdes duhet të bëhet me masën e përdorimit. “Industria e përpunim të mishit ka shekuj që ekziston, sallamet po ashtu. Vendet e BE kanë produkte të pëlqyera dhe do të ishte çmenduri të vinim në dyshim nëse duhen bërë këto produkte apo jo. Kujdes duhet bërë në masën e përdorimit, që ekziston për çdo lloj produkti. Nëse konsumon mish të freskët, lakra apo sallam ditë për ditë do sëmurësh, sepse organizmi ka mungesa të vitaminave të tjera të ushqimit.”-tha Sini. Përsa i përket aditivëve në mishin e përpunuar, Sini tha se nuk ka shqetësim në momentin që janë në masën e caktuar, por që gjithmonë sipas tij përdorimi duhet të jenë në sasinë e duhur. Nëse një person konsumon 100 gram sallam, organizmi nuk ka problem për aditivët, por nëse ka 1 kg sallam, atëherë ka marrë 10 herë aditivë më shumë. Sini shtoi se aditivë ka kudo, madje ka shumë edhe tëk buka që e konsumojmë. Ai e theksoi se nuk duhet të përhapim panik në përdorimin e sallamit pasi do na qeshë bota. Madje profesori e cilësoi sallamin shumë të ushqyeshëm, pasi merren pjesë të kafshëve që janë të shëndetshme për organizmin.

Përsa i përket konservantëve, Sini tha se ka raste që abuzohet pasi që një sallam të ruhet sa më gjatë i hidhet më shumë aditivë seç duhet dhe mikroorganizmat nuk mund të zhvillohen.

Emisioni Alert transmetohet çdo të merkurë në ekranin e News24.

Qendra Alert / AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here