Ministri Çuçi në thertoren e Lezhës: S’ka më therje të kafshëve nëpër rrugë, të fokusuar tek siguria e produkteve me origjinë shtazore

0
77

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi ka vizitur thertoren e Lezhës. Në fokus, të sigurisë së produkteve me origjinë shtazore, ministri Çuçi, është shprehur se i është dhënë fund therjes së kafshëve nëpër rrugë.

“Ne jemi shumë të fokusuar tek rritja e standardeve të sigurisë ushqimore sidomos tek produktet me origjinë shtazore”. Kështu është shprehur ministri Bledi Çuçi, teksa ishte në Lezhë për të parë nga afër një nga thertoret më moderne në këtë qark, e cila është ngritur dhe zgjeruar më tej falë fondeve të dhëna nga qeveria.

“Kjo është një nga thertoret më moderne jo vetëm të zonës, por gjithë vendit, e cila është ngritur me përkrahje nga Ministria e Bujqësisë. Kjo thertore është shembulli më i mirë për të treguar se tashmë i kemi dhënë fund gjithë asaj batërdie që bëhej me therjen e kafshëve jashtë dhe me mungesën e disiplinimit të një prej proceseve më të rëndësishme të sigurisë ushqimore”, tha ministri Çuçi.

Thertore “Mnela” ka qenë përfituese dy herë e fondeve të Skemës Kombëtare. Në total ka marrë rreth 34 milionë lekë. Pas këtij investimi numri i të punësuarve në të është trefishuar. Pritet që kjo thertore të zgjerojë kapacitetet edhe për therjen e gjedhëve.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, sot në Shqipëri therja e bagëtive është disiplinuar. Ne nuk shohim më skena therje nëpër rrugë. Ky shërbim lidhet direkt me sigurinë ushqimore prandaj dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me agjencitë që ka në varësi, ka nxitur ngritjen e thertoreve me standarde bashkëkohore. Aktualisht në të gjithë vendin është një rrjet thertoresh me teknologji moderne dhe standarde të larta.

AlertNews.al / Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here