Miku i filantropit dhe biznesmenit shqiptar Lazim Destani, në krye të CIA-s / Foto

0
94

Kongresmeni amerikan John Ratcliffe, i cili pritëet të marr zyrtarisht drejtimin e CIA-s, është mik i filantropit dhe biznesmenit shqiptar nga Tetova, Lazim Destani. Gjithashtu, Ratcliffe është dhe mbështetës i shqiptarëve në Ballkan.

Ratcliffe njihet si një mik i mirë i shqiptarëve, si dhe përkrahës i çështjes shqiptare në Ballkan. Pas dorëheqjes së Dan Coats, presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar kongresmenin John Ratcliffe, për postin e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Kreu i shërbimeve sekrete amerikane, Dan Coats la detyrën pas disa muajsh beteje me presidentin Trump. Ky i fundit emëroi në vend të tij besnikun e tij, John Ratcliffe, një republikan nga Teksasi, i cili ka debatuar ashpër me ish-prokurorin e posaçëm të çështjes Russiagate, Robert Mueller, gjatë seancave të tij në Kongres. 53-vjeçari Ratcliffe njihet si besnik i presidentit Trump dhe ky i fundit e ka përshkruar si një ish-prokuror mjaft të respektuar.

Por interesant është fakti se John Ratcliffe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i pavarësisë së Republikës së Kosovës e çështjes shqiptare në Ballkan. Në 2016-ën, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim. Në takime të tjera, John Ratcliffe shfaqet në krah të biznismenit tetovar Lazim Destani. Me Z.Destani, kongresmeni Ratcliffe ka një njohje e miqësi të hershme dhe janë parë në disa aktivitete.

Gjithashtu, kreu i ri i CIA-s, si mbështetës i çështjes shqiptare është parë dhe në krah të Ministrit shqiptar për Dasporën, Pandeli Majko, Kryetarit të PR-së, Fatmir Mediu dhe Teuta Sahatqijës, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Neë York.

Ratcliffe shërben aktualisht në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan. Për t’u emëruar në krye të Inteligjencës Kombëtare, kandidatura e Ratcliffe duhet të miratohet nga Senati i SHBA-së.

Alertnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here