Mbyllet Markata e Peshkut në Tiranë, pa licencën për restorant dhe me nipt si fast food

0
307

Një nga restorantet më tê njohur në Tiranë, Markata e Peshkut, e ndodhur te Pazari i Ri, është mbyllur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Vendimi është marrë pasi ky restorant nuk ishte i pajisut me licencën përlatëse për aktivitetin. Madje, sipas njoftimit zyrtar të AKU, në QKB, Markata e Peshkut rezultonte i regjistruar si Fast Food. Veç mbylljes deri në licencimin e plotë, restoranti në fjalë është gjobitur dhe me 22 milionë lekë (të vjetra).

Siç ka njoftuar AKU, janë mbyllur dhe janë marrë masa dhe ndaj disa subjekteve tjera si magazine ushqimesh apo një restoranti në Spille.

Markata e Peshkut ka të paktën 3 vjet që është në funksion. Dhe, vetvetiu lindin disa pyetje:

A nuk është inspektuar më parë?

Nëse jo, përse?

Nëse po, çfarë kanë konstatuar inspektorët, përse e kanë lënë të punojë pa licencën përkatëse, duke rrezikuar dhe sigurinë ushqimore të konsumatorëve, ai dhe me NIPT Fast Food-i?

Më poshtë, njoftimi i plotë i AKU:

Krahas veprimtarisë së saj për informimin dhe ndërgjegjësimin e vazhdueshëm të Operatorëve të Biznesit Ushqimor për përmbushjen e kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze në mbarë vendin. Nga kontrollet e ushtruara, rezulton se disa Operatorë të Biznesit Ushqimor ushtronin aktivitetin në shkelje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore, përfshirë mos disponimin e licencës përkatëse, më konkretisht:

  • Subjekti “Ardian Dyrmishi” me aktivitet “Restorant”, Spille, rezulton se ushtron aktivitetin e tij i papajisur me licencë për veprimtarinë përkatëse (kategoria II.1.A), si dhe nuk dispononte manualin/planin e vetëkontrollit. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë me vlerën 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. Gjobë me vlerën 200,000 lekë (mungesë të manualit/planit të vetëkontrollit),
  3. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencimin e tij.
  • Subjekti “Fish Store/Markata e Peshkut” me aktivitet “Restorant”, Tiranë, rezulton se ushtron aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria 11.1.A) dhe ndërkohë që ishte i regjistruar në QKB si FastFood, ushtron aktivitetin si “Restorant”. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë me vlerën 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. Gjobë me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),
  3. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licensimin e tij.
  • Subjekti “Ilmi Sinani” me aktivitet “Magazinë Ushqimore”, Lushnjë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, pa patur dhe zbatuar sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa manual vetëkontrolli. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:
  1. Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit)
  4. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencimin e tij.
  • Subjekti “Novruz Uka” me aktivitet “Magazinë Ushqimore”, Lushnjë, vijonte të ushtronte aktivitetin duke mos zbatuar detyrat e lëna me parë për përmbushjen e kërkesave ligjore, pa licencë përkatëse për aktivitetin, pa sistemi gjurmueshmërisë dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit)
  4. Gjobë me vlerën 10,000 lekë për mosplotësimin e detyrave të lëna për plotësimin e mangësive ligjore,
  5. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencmin e tij.

AlertNews.al / Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here