Nga Kristaq Berxholi*

Listerioza, nje semundje zoonotike, e cila eshte mjaft e perhapur ne bote. Ka qene edhe ne vendin tone para viteve 1990, por tani çuditerisht eshte “zhdukur”. Ky material publikohet tani, pasi kjo periudhe eshte mjaft kritike.

Kristaq Berxholi nee laboratoret e Universitetit Bujqesor te Tiranes

Shfrytezohet mbeturinat te sillazhit nese ka, mungesa e kullotjes dhe kafsha ha cte gjeje dhe listeria qe gjendet ne toke, merret nga kafsha. Kafshet dalin te dobeta nga dimri dhe duke qene se bakteri gjendet ne organizmin e kafshes, ai virulentohet per shkak te kasheksise dhe uljes se rezistences se sistemit imun. Ne kete kuader, terheqja e vemendjes, per kete infeksion zoonotik dhe qe kalon tek njerzit me ushqim, eshte detyre e sherbimit veterinar, i cili aktualisht eshte, EH SI ESHTE.

LISTERIOZA
• Cilat jane shënjat e Listeriozës
• Sa i madh eshte rreziku i listeriozës
• Si kalon listerioza në ushqim
• Si mund ta merrni listeriozën
• Mund të parandalohet listerioza
• Si mundet që ju të pakësoni rrezikun e
listeriozës.
• Si mund ta dalloni ju se keni listeriozë
• Cfare duhet të bëni në rast se ju keni ngrënë
ushqime të kontaminuar me listerie
• A mund të trajtohet listerioza
• Ç´fare po bën qeveria kundër listeriozës

Listerioza që është një infeksion serioz i shkaktuar si pasojë e konsumimit të ushqimeve të kontaminuara me bacterien Listeria monocytogenes, vitet e fundit ka marrë një rëndësi të jashtëzakonëshme si një problem shëndetësor madhor në mjaft vënde të botës. Sëmundja më së pari prek gratë shtatëzëna, të sapolindurit dhe të riturit me sistem imun të dobësuar. Bazuar në eksperiencën e shteteve të ndryshme, këtu më poshte do të japim disa rekomandime, për të shmangur sa të jetë e mundur këtë infeksion të rrezikshëm dhe me pasoja. Duhet të kemi parasysh një gjë se: sëmundja e listeriozës është zoonozë. Shkaktari gjëndet në tokë dhe normalisht tek kafshët e gjalla pa shënja klinike. Kafshët preken duke konsumuar ushqimin në kullotë ose në sillazhe jo cilësore. Në vendin tonë, listerioza ka qënë shumë problematike, porse vitet e fundit, për habinë tonë dhe të të tjerëve, nuk diagnostikohet as në kafshë dhe as në ushqime. Është kjo arsyeja që ne shkruajmë për këtë lloj infeksioni për të tërhequr vëmëndjen e strukturave përgjegjëse. Në përgjithësi ky infeksion merret nga ushqimi dhe më pak nga kafshët direkt, vetëm në rastet e dështimeve të kafshëve barse nga shkaktari i listeriozës.

Cilat janë shënjat e listeriozës?
Një person me listeriozë ka këto shënja: Ethe, dhëmbje të muskujve, ndonjëherë shënja gastrointestinale si të vjella dhe ose diarre. Nëse infeksioni përhapet në sistemin nervor qëndror, shënjat si dhëmbje koke, ngrirje e qafës, konfuzion, humbja e balancës ose konvulsione, natyrisht që do të ketë. Gratë shtatzëna, mund të shfaqin vetëm një infeksion të lehtë në trajtën e gripit, porse pasojat janë shumë të rënda pasi procesi mund të përfundojë me lindje të parakohëshme, lindje fëmijë të vdekur apo infeksion edhe të fetusit.
Sa i madh është rreziku i infeksionit nga listerioza?

Meqënëse në vendin tonë nuk kemi shifra dhe të dhën apër këtë problem, po përmëndim disa të dhëna nga SHBA, ku nga 2500 persona të infektuar më listerie çdo vit, 500 prej tyre vdesin. Me risk të lartë janë:
• Gratë shtatzëna – Ato janë 2 herë më të
rrezikuara më shumë se adultët për të marrë
listerien. Rreth 1/ 3 e rasteve të listeriozave
ndodhin gjatë shtatzanisë.Gratë shtatzëna,
nuk duhet të manipulojnë me kafshët që
dështojnë.
• Të sapolindurit: Të sapolindurit janë më pak
të prekur se sa gratë shtatzëna gjatë
infeksionit në periudhën e shtatzanisë.
• Personat me sistem imun të dobësuar
• Personat me kancer, diabet apo sëmundje të
veshkave
• Personat me SIDA. Këta janë 300 herë më të
ndjeshëm për tu infektuar nga listeria se sa
personat me sistem imun normal.
• Personat të cilët marrin glucocorticosteroide
• Të moshuarit
Të rriturit e shëndetshëm si dhe fëmijtë, rrallë e marin infeksionin e listeriozës, por ama kur preken , infeksioni është mjaft i rëndë.

Si shkon listeria në ushqime?
Listeria monocytogenes normalisht gjëndët edhe në tokë e ujë. Zarzavatet mund të infektohen me listerie si pasojë e tokës së infektuar apo të plehërimit të tyre me pleh të kontaminuar.
Kafshët e mbartin listerien pa shfaqur shënja të sëmundjes dhe për pasojë mund të kontaminojnë ushqimin me orgjinë nga ato si p.sh mishin, qumështin dhe nën produktet e tij. Bakteria është gjetur , në vënde të ndryshme të botës, në produketet e papaërpunuara si p.sh në mishin dhe zarzavatet e paziera, gjithashtu në ushqimin që është në përpunim, në djathin e butë dhe në qumështin e papërpunuar (të papasterizuar).

Listeria vritet nga pasterizimi dhe zierja, porse në ushqime të tilla si sandviçet, doner etj, kontaminimi mund të ndodhë pas përpunimit si pasojë e sipërfaqeve të kontaminuara dhe të pa dezinfektuara. Si rregull ky kontaminim ndodh përpara paketimit.

Si e merrni ju listerien?

Ju mund të merni listerien si pasojë e ngrënies së ushqimeve të kontaminuara me Listeria. Fëmija mund të lindë me listeriozë, nëse nëna konsumon ushqime të kontaminuara.
KUJDES GRATË SHTATZËNA NGA KONSUMIMI I PRODUKTEVE TË GATËSHME. LAJINI MIRË ZARZAVATET. DEZINFEKTONI MIRË SIPËRFAQET KU PËRGATISNI USHQIMET. KONSUMONI SA MË PAK USHQIME NË FASTFOODE.
Personat e shendetshëm mund të konsumojnë ushqime të kontaminuara me listerie, pa u sëmurë, por kjo rrit rrezikun që nëse merr një numur të mjaftueshëm bakteriesh, ahere sistemi imun nuk është në gjëndje të përballojë situatën. Personat me rrisk mund të parandalojnë infeksionin nga Listeria duke mos konsumuar ushqime të gatëshme me risk të lartë (Fastfood) po të konsumojnë ushqime të përpunuara korrekt.

A mund të parandalohet listeria?

Rekomandimet thonë që po. Listeria mund të parandalohet, nëse do të zbatohen korrekt të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimore nga fusha në tavolinë. Kjo mënyrë punë, mund të parandalojë dhe infeksionet nga salmonelat. Bashkëpunimi i strukturave përgjegjëse për këtë qëllim, parandalon problematikat. Roli i shërbimit veterinar në këtë drejtim është thelbësor.
Si mundet ju të reduktoni rrezikun për listeriozë?

Rekomandime të përgjithëshme:
• Nëpërmjet zierjes të ushqimeve bruto me
orgjinë nga kafshët si biftekun, mishin e
derrit apo të shpendëve.
• Ndani mishin e papërpunuar nga derrat
shpendët etj, produktet e detit dhe
zarzavatet, nga ushqimet gati për të ngrënë..
• Lani duart, thikën, dhe sipërfaqet e tavolinave
ku keni përpunuar produktet bruto,.
• Lani zarzavatet e pëpërgatitura përpara
konsumimin. Kujdes sallatat me gjethe me
përdredhje duhen larë mirë me ujë të
bollshëm.
• Mos pini qumësht të pa zier apo pasterizuar,
SADO TË SIGURT TË JENI.
• I RUANI NË FRIGORIFER USHQIMET që janë
parapërgatitur në 4-8 gradë ose dhe në
minus, dhe i konsumoni ato sa më shpejt që
të jetë ë mundur.
“KUR DYSHONI PËR TO I HIDHNI” ashtu si dhe në rastet që kur shifni myk në ushqime i “FLAKNI, MOS I PËRDORNI”.
– Kujdes, shifni datën e prodhimit dhe të
konsumimit
– Përdorni sallame të pahapur dhe mos i
mbani më gjatë se dy javë në frigorifer, ose
në rast të kundërt i mbani në ngrirje.
– Mbani sallame etj të hapur në frigorifer , jo
më gjatë se një javë, kurse produktet e
mishit jo më gjatë se 4-5 ditë në frigorifer.
– Jini shumë të sigurt për temperaturën reale
të frigoriferit tuaj
– Pastrojeni me kujdes frigoriferin, sidomos
mbas mbajtjes në to të ushqimeve të
papërgatitura.

Rekomandime për personat me risk të lartë si: gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me sistem imun të dobësuar
• Mos hani sallame, mish pa e ngrohur atë deri
sa të dalë avull nga to.
• Mos përdorni lëngun e paketës së sallameve
në ushqimeve të ndryshme. Lani duar mbasi
keni manipuluar me sallamet dhe mishra të
tjerë.
• Mos përdorni djath të butë ose fete, pa parë
në sipërfaqe të tyre etiketën ku shkruhet
qartë se këto produkte janë përgatitur nga
qumësht i pasterizuar.
• Mos pini qumësht të papasterizuar dhe mos
konsumoni ushqime që përmban qumësht të
papasterizuar.

Si duhet ta kuptoni se keni listeriozë?
Nuk ka test rutinë për të parë ndjeshmërinë gjatë shtatzanisë si ka për fruthin apo sëmundje të tjera kongjenitale. Nëse ju keni shënja si ethe, ngrirje të qafës, konsultouni me mjekun. Kontrolli i gjakut ose lëngut spinal (për kultivimin e bakterieve) do të tregojë nëse ju keni listerie. Gjatë shtatzanisë, një test gjaku është mënyra më e mirë për të parë nëse shënjat tuaja janë të listereis apo jo. Diagnoza e rasteve të dyshimeve me listerie në kafshët bujqësore është thelbësore.

Çfarë ju duhet të bëni, nëse keni ngrënë ushqime që është hequr nga tregu se ka qënë i kontaminuar me Listeria?

Rreziku i një individi që të zhvillojë listeriozën, mbas konsumit të produktit të kontaminuar, është shumë i vogël. Nëse ju keni konsumuar produkte të kontaminuara dhe nuk keni shënja të listeriozës, nuk rekomandohet për të bërë ndonjë test apo trajtim edhe sikur personi të jetë i grupit me risk të lartë. Po nëse ju keni konsumuar ushqime të kontaminuara dhe brënda 2 muaj ju shfaqni shënja të listeriozës, ju duhet të shkoni menjëherë tek mjeku dhe tja spjegoni atij se me se jeni infektuar. Në shfaqjen ose jo të infeksionit të listeries, një rol të rëndësishëm luan ngarkesa bakteriale me patogjenë e ushqimeve të kontaminuara. Është kjo arsyeja që shërbimet veterinare, duhet të shpien në treg, ushqime me thuajse zero ngarkesë me bakterie patogjenë. Por situata në të cilën gjëndet sot ky shërbim , është për tu shqetësuar.

A mund të trajtohet listerioza?

Kur infeksioni ka ndodhur gjatë shtatzanisë, jepen menjëherë antibiotikë për gruan shtatzënë, për të ndërprerë infeksionin e fetusit nga listeriet ose të sapo lindurin. Bakteri i listeries është mjaft rezistent kundrejt antibiotikëve, si pasojë e përdorimit pa kriter të tyre në shërbim veterinar apo mjekësor dhe përdorimi i antibiotikëve të kombinuar është domosdoshmëri. Po kështu duhen përdorur antibiotikët tek të moshuarit apo ato me probleme seriozë mjekësore. Listerioza është problem serioz për të dyja shërbimet (human dhe veterinar). Një trajtim i kujdesshëm i tyre eliminon shumë pasoja.

Çfarë duhet të bëjnë strukturat përkatëse kundrejt listeriozës?

Strukturat përkatëse, shërbimi veterinar dhe AKU, janë përgjegjëse për mos kontaminimin e produkteve nga listeriet. Ato duhet të marrin masa për të reduktuar në minimum rrezikun e kontaminimit. Sektorët përgjegjës, duhet të monitorojnë RREGULLISHT USHQIMET PËR LISTERIE. KUR NJË USHQIM I PËRPUNUAR DEL I KONTAMINUAR; MONITORIMI I USHQIMEVE DHE PLANET E KONTROLLIT DUHEN INTESIFIKUAR DHE NËSE ËSHTË E DOMOSDOSHME EDHE USHQIMI I KONTAMINUAR ELIMINOHET.
Si është situata e listeries në vendin tonë?. Sipas meje, digasteri duhet të bëjë një program të veçantë për këtë shkaktar, marrë parasysh rrezikun dhe pasojat nga ky infeksion.

*Autori eshte Profesor i Mjeksise Veterinare

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here