Libohova: Kompanitë e sigurimeve, fund dëmeve të prapambetura

0
294

“Në process, ‘Ligji i Përgjegjësive’, kontroll subjekteve nëse sigurohen apo jo

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë po punon për hartimin e ligji të ri të quajtur “Ligji i Përgjegjësive”. Lajmi bëhët i ditur nga  Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë Z.Edvin Libohova gjatë një interviste në emisionin “Pro Business” në TV Klan Plus. Sipas Libohovës ky ligj do të bëjë të mundur kompletimin e kuadrit rregullativ për funksionimin e organeve kompetente që do të bëjnë  kontrollin e subjekteve nësë kanë kryer apo jo sigurimet, që aktualisht janë kërkesa ligjore të detyrueshme. “Pra tregu i sigurimeve ofron produktin, ti duhet të vish ta paguash dhe të jetë dikush tjetër që të kontrollojë nëse je apo jo siguruar.Pikërisht në këtë fushë po punojmë për të gjetur zgjidhjet efektive që realizojnë sigurimin e parashikuar me ligj.

Pra që aktualisht janë me ligj por që nuk zbatohen!” – shprehet Libohova. Për këtë Libohova  jep një shembull: “Hotelet , restorantet, kafenetë duhet të sigurohen sepse në rast se ti helmohesh,  rrëshket  nga shkallët e hotelit kush paguan për këtë nëse nuk je i siguruar? Ligji e thotë, por nuk zbatohet dhe mbi të gjitha duhen organet që verifikojnë zbatimin e ligjit. Bizneset në bregdet nuk janë të siguruara të gjithë. Edhe ky është një problem, sepse duhet kërkuar nga ata që verifikojnë zbatimin e ligjit. Pra në momentin që merr një licencë për të operuar si hotel duhet të jesh në mënyrë të detyruar i siguruar.” Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë bën të ditur se vitet e fundit tregu i sigurimeve është zhvilluar por ende sfidat janë të mëdha. “Gjatë vitit të kaluar janë paguar rreth 56 milionë euro dëme , më shumë se 20 përqind krahasuar me  një vit më përpara dhe ky trend ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të këtij viti, ku janë paguar afro 12 milionë euro dëme. Kjo do të thotë që  ne jemi në një trend pozitiv, pasi nuk kemi më dëmë të prapambetura por janë dëme të reja që po menaxhohen me kujdes.”
Intervista  e plotë me gazetaren Oljana Maloku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here