Lazim Destanin, njerëzit moti kohë e njohin si profil biznesi, por në këtë shtjellim me shkas, theksi është në anën më fisnike të medaljes, atë të kontributit për kauzën kombëtare.

Brenda këtij viti e kemi parë të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë e lobues të çështjes shqiptare në kryeqendrat e diplomacisë botërore në Uashington e Nju Jork, personalitete të shquara nga Këshilli Evropian në Bruksel, si dhe në Gjermani me figura të shquara të CDU-së së kancelares Angela Merkel dhe personalitete tjera të establishmentit gjerman.

“Gjermaninë e kam si një shtëpi të dytë”, thotë Destani në rrëfimin për gazetën KOHA.

Nëse Lazim Destanin shqiptarët e njohin si afarist, filantrop dhe patriot, ai viteve të fundit veprimtarisë së tij po i shton edhe një dimension tjetër të fuqishëm, atë lobimit për kauzën shqiptare nëpër botë. Kompaninë “Ecolog” tani më ka arritur ta shtrijë në rrafsh global, nga Evropa në Amerikë e nga Azia në Afrikë, e gjetkë gjithandej.

Afaristi Destani për këtë 28 Nëntor, ashtu siç bën gjithmonë, është kthyer në atdhe, dhe gazeta KOHA e shfrytëzoi mundësinë për të zhvilluar një bisedë me të. Duke qenë një afarist i përmasave ndërkombëtare dhe Kryetar i Bordit Këshilldhënës të një kompanie të suksesshme multinacionale, siç është “Ecolog”, tani më atij i ka rënë në hise të mbajë edhe barrën e një “ambasadori” të shqiptarëve nëpër botë. Dhe në këtë prizëm, nuk janë të pakta miqësitë e tij me personalitete të fuqishme të politikës amerikane dhe asaj gjermane, por edhe më gjerë.

Brenda këtij viti e kemi parë të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë e lobues të çështjes shqiptare në kryeqendrat e diplomacisë botërore në Uashington e Nju Jork, personalitete të shquara nga Këshilli Evropian në Bruksel, si dhe në Gjermani me figura të shquara të CDU-së së kancelares Angela Merkel dhe personalitete tjera të establishmentit gjerman. “Gjermaninë e kam si një shtëpi të dytë”, thotë Destani në rrëfimin ekskluziv për gazetën KOHA

Dhe kjo s’ka se si të jetë ndryshe, pasi fillimi i ngritjes së tij si afarist i dedikohet pikërisht Gjermanisë, ku edhe i bëri hapat e parë. Edhe SHBA-të, thotë më tej ai, për shkak të takimeve të biznesit dhe angazhimeve tjera po zënë një vend të rëndësishëm. Muaj më parë Destani atje takoi kandidaten për presidente të SHBA-ve, Hillary Klinton, gjatë një tubimi me figura të shquara të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Përveç në Amerikë, Destani për sukseset e veta çmohet edhe në vendlindje nga Ambasada Amerikane në Shkup. Ish ambasadori amerikan Pol Uollers në një rast duke folur për kontributin e tij në Maqedoni dhe më gjerë, tha se afaristi Destani është model i biznesmenit të suksesshëm, që duhet ndjekur. Që nga fillimviti 2014, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, UNDP dhe Qeveritë Zvicerane e Norvegjeze, u krijua Unioni i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, duke nisur nga Prishtina e Tirana.

Në këtë union, z.Destani, unanimisht u propozua dhe u zgjodh Kryetar Nderi .

Në këtë strukturë anëtarësojnë rreth 2000 anëtarë nga 18 shtete anekënd botës. Sinergjia e këtij Rrjeti do të reflektojë në investime dhe punësime në trojet shqiptare. Çështja shqiptare dhe investimet në rajon ishin objekt bisedash edhe gjatë takimit të fundit të tij me ambasadorin aktual amerikan Xhes Bejli dhe kongresmenin amerikan Eliot Engel, të shoqëruar edhe nga biznesmenë dhe kontribuues të njohur të çështjes shqiptare në SHBA.

Kongresisti Engel, një mik i vjetër i Destanit, me këtë rast tha se njerëzit e Shteteve të Bashkuara kanë respekt për shqiptaret dhe i llogarisin miq dhe partnerë të tyre dhe se duhet të punohet bashkërisht për t’u kujdesur që gjërat në Ballkan të shkojnë mirë dhe që njerëzit këtu ta maksimalizojnë potencialin e tyre. Madje, ai potencoi se të punohet me miq si Destani është kënaqësi dhe se është shumë e rëndësishme të vazhdohet puna e përbashkët për të siguruar mirëqenien e të gjithë njerëzve në Maqedoni.

“Takimet me miqtë ndërkombëtarë dominohen nga diskutime për zhvillimin ekonomik në vend dhe rajon, si çelës për zgjidhjen e një sërë problemesh. Zhvillimi ekonomik, konkretisht ulja e papunësisë dhe varfërisë, shumë çështje do t’i sjellë në normalitet këtu”, thotë Destani. Biznesi i tij udhëhiqet nga veprimi “Mendo dhe vepro globalisht, por kurrë mos e harro edhe atdheun”.

“Paratë mund të fitohen në çdo paralele të botës, por duhet të mos e harrosh vendin tënd!. Në Kosovë Destani ka vite që ka shtrirë biznesin e tij, me ndërmarrjen “Kosovatex” dhe disa entitete të tjera. Në aktualitet është plani për zhvillimin e projektit “Qyteti i gjelbër” në një hapësirë prej rreth dhjetë hektarësh, në Prishtinë.

Sipas tij, ky është një projekt kompleksi apartamentesh me të gjitha infrastrukturat bazike si, shkolla fillore, çerdhe fëmijësh, qendër rekreative, qendër tregtare, ambulancë, hotele,, pra një projekt me kosto shumëmilionëshe. Por, Destani nuk ndalet me kaq, ai apelon për një bashkëveprim më të fortë në krijimin e politikave ekonomike dhe bashkëveprim të biznesit.

“Neve na duhet të jemi akoma më shumë të organizuar dhe më shumë të bashkuar. Bashkimi i kapitalit nuk është vetëm përforcim i financave, por edhe i ideve, dijeve, përvojave, tregjeve, resurseve tjera për të shtuar vlerën e investimeve. Fillimisht kemi nevojë për mbështetje institucionale përpara se t’i krijojmë këto modele të bashkëpunimit”, thotë mes tjerash Destani.

Sipas tij, forca globale e bizneseve shqiptare, me sinergjinë zinxhirore që mund të krijojë, sot ka shanse të mëdha të ndikojë mbi shumë industri globale duke filluar nga industria financiare sigurime dhe banka, ajo e telekomunikimit, ushqimore, ndërtimore, industria e patundshmërive dhe shërbimeve tjera që duke u faktorizuar në ekonominë e vëllimit, mund të ndikojë në pozicionime në shumë nga këto industri.

Duke qenë se biznesi i tij shtrihet në rrafsh global, ai madje planifikon që biznesin në të ardhme ta shtrijë edhe në SHBA. Por, nga ana tjetër ka edhe një mesazh për diasporën shqiptare të Amerikës.

Dhe ky është investimi në vendlindje. Ai thotë se përvoja e biznesit global e ka mësuar se njerëzit, sidomos afaritët, duhet të shkëmbejnë, ide dhe eksperienca dhe këtë e ka diaspora shqiptare e Amerikës.

“Duke qenë se kjo diasporë është dalluar si një ndër më dinamiket, më aktivet për çështjen kombëtare, ajo, po aq lypset të jetë edhe më e përkushtuar, për t’i kthyer sytë nga vendlindja. Ishte dhe mbetet një shembull i madh për përkrahjen e procesit të pavarësisë së Kosovës, krahas mbështetjes së pakushtëzuar që kjo çështje ka marrë nga diaspora në Evropë.

Është tejet e rëndësishme për vendin tonë që diaspora shqiptare t’i kthejë sytë nga atdheu pët rë kontribuar me shprehitë dhe dijet e fituara, nga shkolla e biznesit modern perëndimor.

Jam i bindur se po qe se do të punojmë kaq shumë dhe kështu të sistemuar edhe këtu në vendet tona, pavarësisht nga vështirësitë e sistemeve këtu, bizneset tona do të dalin me sukses. Ne jemi popull i aksionit, jemi dinamik dhe risk-marrës, prandaj, do të kemi sukses gjithkund.. Nëse ne nuk i zhvillojmë trojet tona, atëherë prej kujt duhet të presim?

Duhet të ndërmarrim punët në duart tona! Të gjithë ia kemi borxh përkushtimin atdheut tonë. Ai më tej shprehet se festat kombëtare, siç është edhe Dita e Pavarësisë, duhet të na shërbejnë për reflektim brenda indit tonë kombëtar. Dhe për këtë Destani ka edhe një mesazh.

“Me rastin e Festës së 28 Nëntorit duhet të kujtojmë sakrificën dhe gjakun e të gjithë figurave tona kombëtare që na mundësuan të arrijmë këtu ku jemi. Tani na mbetet neve, afaristëve, politikanëve dhe të gjithë veprimtarëve shoqërorë ta meterializojmë këtë porosi. Për këtë na duhet t’i mobilizojmë të gjitha kapacitet profesionale në gjithë hapësirën kombëtare, sepse vetëm kështu mund të jemi të dukshëm në rrafsh global. Unë si gjithmonë jam i gatshëm dhe me kënaqësi e ofroj përvojën time sa herë dhe ku e do nevoja”, thotë afaristi Lazim Destani në fund të rrëfimit ekskluziv për gazetën KOHA.

Çmimet dhe mirënjohjet

– “Urdhri Nderi i Kombit”, presidenti Bujar Nishani, tetor 2012

– Çmimin “Qytetar Nderi i Tetovës”, mars 2011

– Çmimin e Ministrisë së Diasporës, Republika e Kosovës, gusht 2014

– Çmimin “FIDES 2014”, dhjetor 2014

– Mirënjohje nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup në vitin 2013

– Mirënjohje nga presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, mars 2011

– Mirënjohje nga gazeta “ILLYRIA” SHBA, Maj 2011

– Mirënjohjen nga Universitetit Shtetëror të Tetovës, shtator 2013

– Mirënjohje nga Komuna e Tetovës, mars 2014

Afaristi Lazim Destani gjithashtu është dekoruar me dhjetëra mirënjohje nga organizata vendore dhe ndërkombëtare nga fusha e arsimit, artit, kulturës, sportit dhe fushave të tjera.

Marrë nga Almakos.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here