Kujdes! Këto karroca bebesh vranë 30 foshnje. Kompania i tërheq nga tregu

0
357

Miliona karroca lekundëse janë tërhequr nga tregu për shkak se, kanë marr jetën e 30 foshnjeve. Fisher-Price ka tërhequr mbrapsht mbi 5 milon karroca, pasi ishin shkaktare të vdekjes së 30 foshnjave që nga viti 2009. Në rastet më të shumëta, kjo gjë ka ndodhur për shkak se fëmijet mbyteshin pasi rrotulloheshin, përmbyseshin dhe fëmija mbetej me kurriz lart.

Kids In Danger, një shoqatë e cila ka për qëllim të mbrojë fëmijët nga produkte të tilla të dëmshme tha se, sapo foshnjat rrotullohen ekziston një shans shumë i madh që ato të ngecin në një pozicion të tillë që shkakton dhe mbytjen e tyre. Por, është shumë e veshtirë të llogarisësh se, deri në çfarë muaji duhen përdorur këto karroca, pasi jo të gjithë foshnjët rriten më të njëjtën shpejtësi, disa fillojnë të rrotullohen kur janë 5 muajsh dhe disa kur sapo kanë bërë 3 muaj.

Edhe pse shumica e këtyre vdekjeve ka ndodhur sepse, foshnjët nuk ishin lidhur si duhet, shoqata amerikane e pediatrisë thotë që, produkte të tilla nuk duhen përdorur për të fjetur. Kompania amerikane Fisher-Price ka tërhequr tashmë të gjitha karrocat Rock n’ Play nga dyqanet.

Këto karroca kushtojnë minimumi 40 dollarë dhe shkojnë deri në  në 149 dollarë.

Alertnews.al

Burimi: CNN.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here