Kosova nderon Bacin Shaban Viqa, ja si e përshkruan pjesëmarrjen dhe aktivitetin filantropi e atdhetari Lazim Destani

0
142

Kosova përkujtoi dje luftëtarin e shquar dhe atdhetarin Shaban Viqa (Baci), me rastin e 10-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Në këtë ceremony të zhvilluar në Prishtinë, nuk mund të mundonte atdhetari dhe filantropi i njohur nga Tetova, Lazim Destani, i cili pjesëmarrjen e tij në këtë Akademi Përkujtore mbajtur në kryeqytetin e Kosovës, e ka konfirmuar nëpërmjet profilit të tij në rrjetet sociale.

Z.Lazim Destani, gjate fjales se tij ne aktivitetin per nder te Shaban Viqa, ne Prishtine

Sipas Z.Destani, nderimi i Bacit është nder e lavdi për të gjithë ata që luftuan e sakrifikuan për trojet shqiptare dhe çështjen kombëtare.

“Ishte nder dhe krenari, pjesëmarrja dinjitoze mbrëmë në Akademinë Përkujtimore, kushtuar luftëtarit dhe atdhetarit të paepur Shaban Viqa – Baci, mbajtur në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Duke nderuar e kujtuar Bacin në këtë Akademi, ne nderojmë idealin e tij madhor dhe të gjithë ata që luftuan e punuan për këtë ideal, për çlirimin e trojeve tona, për bashkimin kombëtar”, shkruan Z.Destani në profilin e tij në instagram.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here