Konsumuan produkte të qumështit, listeria prek 7 persona, bllokohet kompania

0
92
3D illustration of bacterium Listeria monocytogenes, gram-positive bacterium with flagella which causes listeriosis

Shtatë persona në Francë janë infektuar nga Listeria pasi kanë konsumuar produkte të qumështit organik. Përhapja e listerisë u identifikua nga Qendra Kombëtare e Referencës dhe sipas saj një person i tetë është nën hetim. Hetimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Ushqimit (DGAL) kanë identifikuar konsumimin e produkteve të qumështit organik nga njerëzit e prekur dhe kanë bërë lidhjen me produktet e bëra nga ferma “Durr” pas analizave të mostrave të ushqimit. Kompania me qendër në Alsace, është bllokuar dhe janë tërhequr nga shitja të gjitha datat e produkteve të qumështit organik të markës “Durr” përfshirë kosin natyral dhe kosin me fruta, krem, gjizë dhe djathë. Produktet u shitën direkt në firmë, në tregje dhe dyqane në të gjithë Francën. Pudings të identifikuara me emrin “Les Flans” nuk u preken, ndërsa u ndalua prodhimi.

Autoritetet franceze thanë se kompania është mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm. Ata njoftuan qytetarët që nëse kanë produkte të qumështit, mos t’i konsumojnë ato dhë t’i kthejnë në pikën e shitjes. Sipas tyre masat po ndërmerren derisa kompania të rifillojë prodhimin në kushtet sanitare të kërkuara. Ndërsa firma tha se ishte e zhgënjyer dhe shumë keq për incidentin dhe shtoi se është hera e parë që një problem i tillë kishte ndodhur në historinë e tyre. Kompania falënderoi konsumatorët për mbështetjen e tyre dhe tha se shpresonte që të prekurit të shëroheshin shpejt.

Simptomat e infeksionit mund të përfshijnë të vjella, ethe, dhimbje të muskujve, dhimbje koke dhe ngurtësi në qafë. Gratë shtatzëna, të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe pacientët me kancer që kanë sistemin imunitar të dobët janë më të rrezikuar nga sëmundje serioze, infeksione kërcënuese për jetën dhe komplikime të tjera.

Marrë nga foodsafetynews.com

AlertNews.al / Qendra ALERT

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here