Kompania TEUTA dhe LESAFFRE inaugurojnë “Baking Solutions Center”, qendra më inovative e bukës / Fotogaleri

0
457

Kompania Teuta, me një aktivitet 25-vjeçar në tregun shqiptar, tashmë lider në sektorin ushqimor, në vazhdimësi të bashkëpunimit me kompaninë franceze “Lesaffre”, lider botëror për prodhimin e majasë, miellravë specialë dhe lëndëve të para për furrat e bukës e pasticërisë investojnë së bashku në hapjen e Baking Solutions Center. Presidenti i kompanisë “TEUTA” Z.Arben Babameto shpjegon se, ky investim është ideuar si një qendër trajnimesh dedikuar profesionistëve të furrave të bukës dhe pasticerisë, duke sjellë trendet më inovative të përgatitjes së bukës me miellrat me cilësi premium nga kompania franceze “Lesaffre”.

Jérôme Lebriez, Presidenti i kompanisë “Lesaffre” për Europën Lindore dhe Qëndrore, u shpreh se, ky bashkëpunim midis kompanive “Lesaffre” dhe “Teuta” është një histori suksesi bashkëpunimi që besojmë se do ta çojë zhvillimin e tregut në Shqipëri dhe Kosovë, në një nivel më të lartë.

Arben Babameto, President i kompanise “Teuta”

Kompania “Lesaffre” vjen me  filozofinë e përgatitjes së produkteve për furrat e bukës dhe pasticërisë, sipas ekperiencës, silit dhe shijes mesdhetare, e cila  lidh Shqipërinë dhe zonën e Adriatikut nga Italia në Greqi, në një rajon unik me shije dhe aroma unike.

Martin Halusek, Menaxheri i Përgjithshëm i Kompania “Lesaffre Adriatic”, u shpreh se, do vazhdojnë investimet në Shqipëri, si pjesë e rajonit të Adriatikut, duke zhvilluar fuqishëm pozitën e partnerëve në një nivel më të lartë, dukë ndjekur eksperiencat më të mira dhe më të suksesshme europiane dhe trandet më të fundit në sektorin e bukës dhe ëmbëlsirave.

Shiriti i inagurimit të “Baking Solutions Center” në Shqipëri,  u pre nga Znj. Eleni Babameto, CEO e Kompanisë “Teuta”, një nga sipërmarrëset më të suksesshme në biznesin shqiptar dhe Z.Jérôme Lebriez, President i Lesaffre për Ëuropën Lindore dhe Qëndrore.

Kompanitë Lesaffre dhe Teuta, nëpërmjet “Baking Solutions Center ” në Shqipëri, do t’i vijnë në ndihmë partnerëve tanë në Shqipëri dhe Kosovë, duke u ofruar produktet më të mira, trajnime të vazhdueshme ne nivel teknik dhe teorik, por edhe tregtar në mënyrë që të rritemi së bashku.

“Baking Solutions Center” në Shqipëri është ndërtuar në një sipërfaqe prej 300 m2, me ambiente të ndara për pjesën akademike dhe ambiente për praktikën me pajisjet më të mira italiane dhe trandet më të fundit nga partnerët tane ndër më të mirët në biznesin e tyrë, nga kompania italian “Tagliavini”.

Partnerët tanë të furravë të bukës dhe pastiçerisë do të kenë mundësinë të trajnojnë stafin e tyre, të na vizitojnë dhe të marrin ofertën më të mirë në lidhje me produktet (maja, miellra specialë, brumrat e thartuar), trandet më të fundit të bukës dhe ëmbëlsirat, si dhe për të zgjidhur problemet e tyre në lidhje më produktet dhe idetë e reja. Kompania Lesaffre ka një rrjet të shtrirë në të gjithë botën, me 10 Qendra Kërkimi dhe Zhvillimi, ku punojnë mbi 550 ekspertë, dukë zhvilluar trandet dhe produktet më të reja për partnerët tanë.

Sepse, edhe slogani është: Punojmë së bashku, Rritemi së Bashku!

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here