Kompania tërheq 30 ton mish pule me copa duri brenda… detajet

0
390

Behet fjale për produktin ‘Chicken Nuggets’, të cilat janë copëza të mishit të pulës të lyera me vezë dhe miell të cilat janë tërhequr mbrapsht nga kompania Perdue. Arsyeja? Disa konsumator përfunduan duke kafshuar copëza druri në vend të mishit të pulës.

Departamenti për sigurinë ushqimore në SHBA, USDA tha se, kompania ka tërhequr rreth 30 ton kotoleta pule të cilat ‘mund të përmbajnë materiale të çuditshme, specifikisht dru’. Ky vendim erdhi si pasojë e 3 ankesave që u ben nga konsumatorët në FSIS, Instituti i Sigurisë Ushqimore.

Askush nuk është 100% i sigurt se çfarë kanë në përmbajtje këto kotoleta, por ajo që dimë me siguri është që druri nuk duhet të jetë aty.

USDA-ja është e shqetësuar për njërëzit që mund ti kenë këto produktë në frigoriferat e tyre dhe i kërkon të gjithë konsumatorëve t’i hedhin ose t’i kthejnë në vëndin ku i kanë blerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here