Katër maskat e fytyrës që mund t’i realizoni në kushte shtëpie

0
203

Java sapo ka përfunduar, është e premte dhe thjesht do të shkosh në shtëpi. Ke kaluar një ditë të lodhshme në punë dhe për më tepër….shiu.  Nuk është asgjë që nuk mund të kalojë me një gotë verë, serialin e preferuar dhe një maskë për fytyrën.  Më poshtë do t’ju listojmë disa maska që mund t’i bëni në kushtë shtëpie.

Për të hidratuar dhe ushqyer lëkurën tuaj

Përbërësit

½ avokado

1 lugë mjaltë

1 grusht me tërshër

Në fakt ngjan sikur po përgatisni mëngjesin, por këto produkte të kombinuara bashkë do ta hidratojnë lëkurën tuaj. Mjalti është përbërësi magjikë, do ta bëjë lëkurën tuaj të ngjaj e hidratuar dhe gjithashtu ndihmon në zhdukjen e shenjave dhe rigjenerimin e lëkurës. Tërshëra ka efekt ushqyes dhe do ta bëjë lëkurën tuaj të ndihet më e butë. Në qoftë se nuk keni avocado, mund ta zëvëndësoni me 3 lugë qumësht. Masken e pergatitur mbajeni për 15 min.

Për të pasur një lëkurë të njëtrajtëshme

Nuk ka nevojë të beni trajtime të shtrenjta apo skrub të paketuar me kush e di sa kimikate, ja çfarë ju duhet

Përbërësit

1 lugë kos natyral

1 lugë mjaltë

1 lugë turmerik pluhur

Ashtu si qumështi, kosi është i mbushur me acid laktik, i cili largon sipërfaqet e mbushura me qeliza të vdekura pa shkëlqim, duke i zëvëndësuar me qeliza të reja. Shtoni turmerik pluhur për t’i dhënë pigment, në qoftë se keni qëndruar në diell. Kjo është edhe maska që përdor për lëkurën e saj dhe Priyanka Chopra.

Për të luftuar aknet

Nëse është një akne flak e kuqe apo thjeshtë pika të zëza, nuk ka rëndësi, njolla të tilla duken thjeshtë të shëmtuara në lëkurë.

Përbërësit

1 lugë mjaltë

1 lugë turmerik pluhur

½ lugë kripë deti

Thjeshtë përzijini bashkë, shpërndajini në fytyrë duke treguar shumë kujdes tek zona T dhe lejeni në fytyrë për 10-15 minuta. Më pas shplajeni me ujë të vakët.

Për ta mbrojtur lëkurën nga papastërtitë e ajrit

Me kalimin e kohës kemi kuptuar që shkak për problemet në lëkurën tonë është dhe CO2, dhe Tirana është plotë. Për përgatitjen e një maske që na mbron nga këto pluhra na duhen:

Një grushtë me bajame të thërrmuara

2 lugë vaj ulliri

Ndoshta ngjan si diçka e pamundur, por bajamet e therrmuara depërtojnë thellë në lëkurë, duke i pastruar poret nga papastërtitë, ndërsa vitamina E që gjëndet tëk vaji i ullirit shërben si mburojë kundrejt radikaleve të lira, të cilat çojnë në lëkurë të zbehtë, dehidratim dhe rudha të parakohëshme.

Mbani mënd kur kemi folur për çajin Matcha? Ai është i mbushur më antioksidantë, të cilët neutralizojnë radikalet e lira dhe shtojnë prodhimin e kolagjenit. Nëse e doni këtë efekt shtoni dhe një lugë çaj Matcha. Mbajeni 10 min në fytyrë, para se ta lani bejni masazh me kujdes fytyrës pa ushtruar shumë forcë në mënyrë që të largoni make-upin e përditëshëm dhe qelizat e vdekura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here