Kantina “Kokomani” denoncon Doganat për gjobën 22 milionë lekë: E vendosen se kerkuan 3 milionë lekë ryshfet

0
235

Pronari i Kantinës “Kokomani” denoncon Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për një gjobë 22 milionë lekë adresuar kantinës së tij. Blerim Kokomani pretendon që gjoba është e padrejtë në vlerën që ajo përmban. Sipas Blerim Kokomanit, inspektorët e Doganave kanë kërkuar 3 milionë lekë ryshfet dhe në momentin që nuk i kanë marrë, kanë vendosur një gjobë prej 22 milionë lekësh kantinës “Kokomani Vineyard”. Denoncimin, pronari i Kantinës “Kokomani” e ka bërë në faqen e tij në Facebook, ku ka publikuar edhe gjobën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Sipas Drejtorisë së Doganave, gjatë kontrolleve të ushtruara në Kantinën “Kokomani” janë gjetur shkelje në vendosjen e pullave fiskale të “verës”.

Qendra ALERT – AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here