“JAVA E DEMOKRACISË VENDORE 2019“, FORUM NGA LEVIZ ALBANIA DEBATI MBI SIGURINË USHQIMORE

0
119

LevizAlbania nisi Javën e Demokracsië Vendore 2019, një traditë që mban markën e projektit që financohet nga Agjencia Zvcierane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave të suksesshme shqiptare si “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Zhvillim dhe Ndryshim” dhe “Co-PLAN”

Aktiviteti që çeli siparin e Javës se Demokracisë Vendore, iu dedikua sigurisë ushqimore. Një forum i hapur, i konceptuar për të zhvilluar një debat konstruktiv midis aktorëve të ndryshëm që punojnë në këtë fushë, dhe për të advokuar për më shumë transparencë dhe llogaridhënie të insitucioneve shtetërore, në nivel qëndror dhe vendor. Në tryezë ishin të pranishëm aktivistë dhe organizata të mbrojtjes së konsumatorit, ekspertë të fushës së sigurisë ushqimore, gazetarë, ekspertë ligjorë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qëndror si dhe të tjerë donatorë që punojnë në këtë fushë.

LevizAlbania, ka mbështetur disa nisma, përmes të cilave janë monitoruar tregjet e hapura në bashkitë e vendit, nisma që kanë sjellë rezultate konkretë: jo vetem kanë informuar qytetarët mbi situatën e tregjeve dhe të detyrimeve që kanë njësitë administrative vendore për krijimin e kushteve të duhura të tregëtimit, por edhe kanë ndikuar që organet e pushtetit vendor të marrin masat për përmirësim të situatës në disa prej bashkive.

Të pranishëm në tryezë nga institucionet shtetërore, ishin përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë Tiranë dhe Nënkryetari i Bashkisë Korçë.

Diskutimi u fokusua në shqetësimet e evidentuara dhe ekspozuara nga shoqëria civile dhe media; vështirësitë dhe sfidat që hasin institucionet publike në përballjen me këto problematika; transparencë mbi ndarjen e përgjegjësive dhe kompetencave ndërmjet organeve vendore dhe qëndrore; roli specifik i pushtetit vendor; etj.

I pranishëm në këtë aktivitet, Z. Alban Zusi, ekspert në fushën e sigurisë ushqimore, solli në vemëndje nevojën për reformimin e të gjithë sistemit që lidhet me zinxhirin e sigurisë ushqimore, duke theksuar se siguria ushqimore do të fillojë të garantohet në vend vetëm nësë të gjitha institucionet e pushtetit qëndror dhe vendor, do të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë, për të garantuar funksionimin e çdo hallke në zinxhirin ushqimor.

Zv.Kryetari i Bashkisë Korçë theksoi nevojën e përfshirjes së pushtetit vendor në politik-bërje nga pushteti qëndror, lidhur me sigurinë ushqimore, për të garantuar kontributin e pushtetit vendor sipas përgjegjësive që parashikon kuadri legjislativ në Shqipëri.

Organizatat e shoqërisë civile theksuan nevojën e ndërgjegjësimit dhe informimit më të gjërë të qytetarëve mbi të drejtat e tyre si konsumatorë, duke referuar edhe mjete ligjore dhe adminstrative që mund të përdoren në mbrojtje të të drejtës së tyre konsumatore.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here