Ja 11 sekretet që duhet të dini, për të shpëtuar nga helmimi ushqimor apo produktet false

0
728

Prodhuesit e ushqimit kohët e fundit po përdorin kimikate dhe konservant në produktet e tyre për t’i bërë më të mirë dhe më jetë gjatë. Shumë njerëz mëndojnë se, konsumimi i këtyre produkteve mund të jetë helmues. Më poshtë do ju tregojmë disa mënyra se sit ë shpëtoni nga helmimi.

11.Djathi i bardhë

Disa prodhues të djathit të bardhë ndonjëherë përdorin niseshte për ta bërë ate me të fortë. Ndonjëherë pamja e tij duket përfekte dhe të shtyn të besosh që me të vertetë është ai djathi i shijëshem i bardhë që dikur e konsumonim pa problem. Por si ta dalloni? Në një copë djathë shtoni disa pika jod dhe përzijeni mirë. Në qoftë se kthehet në blu, atëhere është cilësi e keqe e përbërë më niseshte dhe përfundimisht nuk është djathë fshati.

10.Qumështi

Gjithmonë kemi dashur të shijojmë qumësht të fresket pa pasur nevojën për të shkuar në një fermë për ta blerë atë. Shumë kompani e normalizojnë atë. Ta normalizosh do të thotë të jëtë qumësht me pak yndyrë ose të skremuar.

Si ta kontrolloni? Përzini qumështin e blerë me një tjetër që ju e dini që është natyral në raportin 1:2. Nëse qumështi është i mirë për pak sekonda do të shikoni teksa ndryshon.

9.Frutat e ‘kristalizuara’

Frutat e kristalizuara janë fruta ose perime të ziera më shërbet, dhe të thara. Kini në mëndje që fruta të tilla nuk kanë kurrë ngjyra të ndezura.

Si ti dalloni? Futini në ujë të ngrohtë: nëse atyre i largohet ngjyra ose zhduken komplet do të thotë që prodhuesi ju ka mashtruar më pak xhelatinë dhe ngjyrues ushqimi.

8.Gjalpi

A ju pëlqen të hani në mëngjes tost me gjalp? Kini kujdes! Disa prej tyre përmbajnë vaj palme duke i kthyer ato në margarinë.

Si ta kontrolloni? Fusni një copë gjalp në ujë të zier. Do shkrijë shumë shpejt, duke krijuar një shtresë në sipërfaqe. Ndërsa margarina do ndahet në copa.

7.Orizi i bardhë

Disa kompani, orizin e zëvendesojnë me rreshire sintetike, ngjan natyral, por nuk shijon njësoj.

Si ta kontrolloni? Merni një lugë me oriz dhe vijini flakën. Orizi fals do vij era plastikë dhe do të lëshojë tym të zi.

  1. Mjalti

Prodhuesit e mjaltit kanë lloj lloj idesh, se si në fund të rrisin peshën e produktit final, duke shtuar shkumës, niseshte apo miell.

Si ta kontrolloni? Hidhni një lugë mjaltë në ujë, pastaj shtoni disa pika acid acetik. Nese përbërja fillojnë të nxjerri bulëza, atëherë mjalti juaj përmban shkumës.

Mielli dhe niseshteja në mjaltë do të dallohen, duke shtuar disa pika jod në përbërje. Në rast së përmban miell/niseshte ajo do mari ngjyrë të errët.

5.Vera

Është e premte dhe ju doni të pini një gotë verë të kuqe. Por kjo pije mund të jetë e përberë nga një përzierie niseshteje. Si ta kontrolloni? Merni një lugë sodë buke dhe shtoni pak nga vera juaj. Reaksioni i këtyre kimikateve do mari ngjyrën blu dhe kjo do të thotë që pija juaj ka niseshte.

4.Majoneza

Për të gjithë dashamirësit e majonezës, një e tillë e mirë nuk duhet të përmbaj niseshte apo shtues shije, të cilat janë të dëmshëm për shëndetin tuaj.

Si ta kontrollojmë? Disa pika jod do të përcaktojnë nësë ka apo jo niseshte dhe përzierja do te bëhet e errët në ngjyrë.

3.Peshku

Peshku është një produkt që prishet shpejt dhe për këtë arsye është dhe i rrezikshëm. Ndaj, duhet të jemi shumë të kujdesshem kur dhe ku e blejmë.

Si të kontrolloni nëse është i freskët apo jo? Sytë e peshkur dhe lëkura duhet të kënë një ngjyrë uniform dhe gjithashtu luspat duhet të jenë të njëtrajtshme e velëzat të kuqe. Peshqit e vjetër do të kenë luspa jo të njëtrajtshme, velëza të errta dhe një erë të keqe. Disa shitës mundohen t’i fshehin këto shenja, duke i hequr luspat dhe prere kokat. Kini kujdes! Mishi i peshkut duhet të jetë i kuq ose rozë, jo ngjyrë kafë.

2.Vezët

Vezët janë gjithashtu një ushqim shumë delikat, të cilat prishen shpejt. Për të kontrolluar, nëse vezët janë të freskta, mjafton te merni një gotë më ujë te ftohtë. Kur rri në fund të gotës, veza është e freskët. Një vezë që nuk rri e zhytyr në fund, po as në sipërfaqe, atëhere veza është e freskët mjaftueshem për të gatuar me të. Nese ajo rri në sipërfaqe, atëhere ajo vezë është e prishur.

1.Frutat e freskta

Adhuruesit e smoothie, zakonisht zgjedhin vetëm fruta të freskta. Prandaj, duhet të dime t’i zgjedhim ato dhe kjo është shumë e rendesishme. Në ditët e sotme, fermerët përdorin shumë kimikate, teksa rrisin frutat. Madje, disa nga frutat e pyllit përmbajnë pesticide dhe nitrate.

Së t’i kontrollojme? Merrni luleshtrydhe, shtypini në formë pureje dhe përzijini me sheqer. Luleshtrydhet e freskta, pa pesticide, kanë shumë lëng. Luleshtrydhet e freskta kanë një ere shumë të mirë dhe ngjyrë të kuqe të flaktë.

Alertnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here