TIRANË-Sot përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe projektit “Përmirësimi i performancës dhe cilësisë së shërbimit ekstensiv publik në sektorin blegtoral- (IPESA)”, të financuar nga BE dhe zbatuar nga NIRAS IC, organizuan seminarin me temë: “NJOHURITË E BUJQËSISË SHQIPTARE DHE SISTEMI INOVATIV (AKIS)”. Në seminar moren pjesë edhe përfaqësues të Shërbimit Këshillimor Shqiptar, Universitetit Bujqësor Tiranë, AZHBR-së, ISUV, QTTB-ve, si dhe përfaqësues të grupimeve të fermerëve dhe OJF-ve, etj.,

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i kapaciteteve të shërbimeve të ekstensionit për të përzgjedhur, hartuar, komunikuar dhe shpërndarë tek fermerët informacion të dobishëm në lidhje me prodhimin dhe menaxhimin në bujqësi, duke përfshirë përçimin e njohurive të duhura në sektorin e blegtorisë, I cili do të arrihet nëpërmjet:

  1. Përmirësimi i kuadrit institucional dhe administrative;
  2. Përmirësimi I cilësisë së informacionit të dhënën nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe aftësive të këshilluesve.

Objektivi kryesor i seminarit ishte të identifikojë dhe të vendosë se si aktorët e AKIS në Shqipëri duhet të marrin pjesë në përçimin e njohurive, praktikave të mira dhe informimit të fermerëve, cilat metoda duhet të përdoren për të siguruar përthithjen dhe zbatimin e informacioneve që u përçohen fermerëve.

Dhimitaq Kote, Zëvendësminister MZHBR-së theksoi se në ditët e sotme fermerët punojnë në një ambient i cili ndryshon shumë shpejt, në të cilin ata duhet të përshtaten jo vetëm me kërkesat e reja të një tregu kërkues, por gjithashtu me një sërë rregullash të reja në lidhje me sigurinë ushqimore, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e kafshëve. Gjithashtu, ka një nevojë të vazhdueshme për përmirësimin e prodhimit, zbatimin e teknologjive të reja dhe njohurive më të fundit të disponueshme, për të arritur një cilësi dhe kosto më të mirë për produktet.

Pjerin Shoshi, Drejtor i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, vuri në pah se AKIS përfaqëson të gjithë aktorët, të cilët janë të përfshirë në kërkime apo veprimtari këshilluese për fermerët.

Shërbimi i Ekstensionit (këshillimor), si një aktor kryesor i AKIS, duhet të kalojë nëpërmjet procesit të transformimit, si një trajnues shtesë i këshilluesve, ndryshimit të strukturës dhe pajisjes së punonjësve me mjetet e domosdoshme të punës. Qëllimi ynë është të arrijmë të përftojmë një shërbim këshillimor modern dhe funksional, i cili do të ndihmojë fermerët për të përmirësuar prodhimin e tyre si dhe ti ndihmojë në të gjitha sfidat që ata do të përballen në ardhmen.

Ndërsa, Morten Sejersen, Drejtues i projektit IPESA, nënvizoi se qëllimi i këtij seminari ishte diskutimi i situatës së AKIS në Shqipëri, marrja e ideve nga të gjithë Ju dhe vendosja e disa themeleve të domosdoshme, për veprimtaritë e ardhshme të projektit.

 Alertnews.al

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here