Interesimi i Danimarkës, konferencë në Tiranë për Qytetet Urbane Inteligjente dhe Industritë e Energjisë Efiçente

0
942

Ambasada e Mbretërisë së Danimarkës në Kroaci – Këshilli Tregëtar Danez për Shqipërinë, në bashkëpunim me Shoqatën e Autonomisë Vendore dhe Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, organizojnë eventin e biznesit me temë “Bashkitë/Qytetet Urbane Inteligjente dhe Industritë e Energjisë Efiçente”. Eventi do të zhvillohet në Hotel Rogner ditën e Enjte datë, 7 Qershor 2018 dhe synon të nxisë dhe të mbështesë zhvillimin inteligjent e të qëndrueshëm të bashkive/qyteteve. Për këtë qëllim dy nga kryetarët më në zë të dy bashkive inteligjente daneze, do të vijnë në Shqipëri për të treguar praktikat më të mira me anë të shembujve nga komunitetet e tyre.

Programi përbëhet nga diskutime në panele tematike me përfaqësues danezë dhe shqiptarë të bashkive/qyteteve, të kompanive lider daneze dhe shqiptare  të cilat ofrojnë zgjidhje inteligjente në sektorët e planifikimit urban, lëvizshmërisë dhe mirëqenies, sikurse edhe në fushën e efiçencës së energjisë dhe mjedisit. Në pjesën praktike të eventit do të evidentohen rastet më të mira dhe shkëmbehet përvoja e bashkive/qyteteve në Danimarkë e Shqipëri.

AlertNews.al

07.06.2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here