Inspektori Nako Petro: Nëse zbatohen rregullat teknike s’ka rrezik nga gazi, problemet lidhen me kulturën e përdorimit nga konsumatori

0
47

I ftuar në emisionin “Alert”, në News24 nga Granit Sokolaj, inspektori i ISHTI “Inspektoriati Shtetëror, Teknik dhe Industrial” Nako Petro foli për gazin e lëngshëm dhe rastet kur paraqet rrezikshmëri për konsumatorin.

“Prodhimi i gazit të lëngëzuar sigurohet nga 2 burime dhe fillesat i ka patur në rafinerinë e Ballshit. Fillimisht u përdor për djegie për realizimin e procesit teknologjik. Qyteti i Ballshit është i pari që ka përdorur gazin e lëngëzuar dhe që nuk ka patur asnjëherë asnjë problem. Nëse zbatohen rregullat teknike s’ka rrezik nga gazi, problemet lidhen me kulturën e perdorimit të konsumatorit. Duhet të shtojmë masat e kujdesit ndaj gazit.”-tha Petro.

Nako Petro foli edhe për rritjen e numrit të përdoruesve të gazit të lëngëshëm dhe i këshilloi ata vendosjen e një detektori në banesë, për rritjen e sigurisë.

“Gazi i lëngshëm ka shumë avantazhe, nuk kërkon tubacione, presione të larta, ka fuqi kalorifike të lartë, i plotëson kërkesat e konsumatorit më së miri. Kemi rritje të përdorimit të gazit të lëngshëm, 215 mijë ton vetëm në vitin 2019, një dëshmi që konsumatori e pëlqen. Defektet ndodhin edhe në vendet perëndimore, Italia vendi i 4 që e përdor.”-u shpreh Petro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here