Impianti i gazit, Goxhaj: Ka patur raste djegiesh makinash nga sisteme elektrike. Petro: Janë provuar që janë të sigurta

0
58

Në lidhje me makinat e shndërruara nga benzinë në gaz, drejtori i Zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj deklaroi se ka patur raste të djegies së makinave, sidomos në zonat me trafik të ngjeshur, por si pasojë e defekteve në sistemet elektrike.

Ndërsa inspektori Nako Petro tha se në lidhje me autogazet, bombolat e gazit të automjeteve janë shumë të sigurta, madje edhe më shumë se serbatorët e makinave me benzinë.

“Në raste aksidentesh, edhe kur bëhet shkëputja e bombolës kanë mbyllje automatike që nuk lejon shpërthimin. Në çdo 15 mijë kilometra, kush ka makinë me impiant gazi duhet të kontrollojë impiantin, filtrat. Nëse mbahet impianti nënkontroll janë më të sigurta se makinat me benzinë, durojnë 4 herë më shumë presion, janë provuar që janë shumë të fortë”-tha Nako Petro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here