Helmimi i 60 nxënësve në Postribë, DSHP: Shkak salmonela ne ushqim

0
122

Pesë ditë pas helmimit të 60 nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Postribë të Shkodrës, dalin rezulatet e analizave mbi shkaqet e helmimit. Pasi iu nënshtruan analizave, rezultoi se nxënësit janë helmuar nga bakteri i salmonelës, e cila ka qenë prezente tek ushqimet që ata kanë konsumuar. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Shëndetit Publik. Kujtojmë se 60 nxënës të shkollës në Postribë u paraqitën me urgjencë në spitalin e Shkodrës me shenja helmimi, pasi ishin me të vjella. Mësohet se ata kishin konsumuar ushqim në një Fast-Food pranë shkollës së tyre. Ndërkohë fillimisht pati dyshime se helmimi mund të kishte ardhur nga uji i pijshëm, por kjo u hodh poshtë nga banorë të zonës të cilët thanë se ndër vite nuk ka pasur asnjë problem të tillë dhe se ujit i janë bërë analizat në vazhdimësi ku ka rezultuar i pastër. Hetimet për ngjarjen nisën nga Prokuroria e Shkodrës, ndërsa policia mori në pyetje edhe pronarët e Fast-Foodit ku morën ushqim nxënësit.

Qendra ALERT – AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here