Gjurmë kokaine në karkaleca deti

0
329

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë gjetur gjurmë të disa drogave të paligjeshme, pesticidesh dhe ilaçesh në disa karkaleca të sapokapur.

Ky studim u bë nga kërkues të Kolegjit “King” në Londër dhe Universitetit të Suffolk, të cilët testuan ekspozimin e jetës ujore, si për shëmbull karkalecave të freskët në disa mikrondotës të ndryshëm në 15 zona të qarkut të Suffolk.

Shkëncëtaret u habitën kur gjetën gjurmë droge në karkalecat e marrë në zonat rurale të Anglisë, ku u gjet kokainë dhe gjithashtu ketaminë.

“Një prezencë kaq e madhe e këtyre drogave të jashtëligjëshme na habiti dhe ne”, u shpreh Leon Barron, nga Kolegji “King” në Londër, në një koferencë për shtyp.

“Kishim pritshmëri që këtë rezultat ta merrnim në zonat urbane si Londra, por jo në vendet e vogla dhe zonat rurale”, shtoi ai.

Kërkuesit, gjithashtu gjetën gjurmë fenuroni, një pesticid që është i ndaluar të përdoret në Mbretërinë e Bashkuar. Rezultatet e plota të studimit u publikuan në gazëtën “Environment International”.

“Megjithse përbërjët ishin më përqëndrim të ulët, ne ishim në gjëndje të identifikonim përbërje, të cilat janë shqetesuese për mjedisin dhe vendosin në rrezik jeten ujore”, tha Thoma Miller nga Kolegji “King”.

Alertnews.al

Burimi: cnn.com

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here