Nga një punishte e vogël, një biznes familjar me pak produkte, pas 25 vjetësh, kompania e përpunimit të mishit, TONA është shndërruar në brandin më të njohur dhe që ofron cilësinë maksimale. Me mbi 200 të punësuar, me shpërndarjen e produkteve në të gjithë vendin dhe së fundmi, me një stabiliment për grumbullimindhe therjen e bagetive, kompania TONA është shndërruar në udhërrefyesin e standardeve të sigurisë ushqimore, në të gjithë zinxhirin e saj.

Në Tetot të vitit 1992, Nikolla Tona, në afro 100 metër katror hapsirë, nisi të grumbullojë mish e të prodhojë me të, sallam dhe në produkte tjera mishi. Me pak të punësuar, Tona kishte ambicie, jovetëm të mbante familjen, veçanarisht në atë kohë kolapsi e informaliteti, por të rritej. Bashkë me fëmijët e vegjël në atë kohë, Nikolla Tonës i duhej të kujdesëj me mjaft përkushtim edhe për “Tonën” e vogël në atë kohë, e cila shumë shpejt u zgjerua e u bë e madhe. Kjo, falë cilësisë dhe garancisë që ofroi kjo kompani për konsumatorin e duke nisur kështu të kishte dhe fitime. Jo për shkak të emrit, pasi nuk njihej gjerësisht, por për arsye të cilësisë së produkteve. Dhe sot, pas 25 vjetësh, në kompaninë TONA janë të investuara  miliona euro, janë mbi 200 të punësuar, ndërsa produktet që gjenden në çdo cep të Shqipërisë, janë shembull nga prodhues të tjerë, si për cilësinë, ashtu dhe për standardin e lartë të sigurisë ushqimore.

Shoqeria TONA CO, ka filluar aktivitetin e saj në Tetor të vitit 1992, pikërisht 25 vite më parë dhe ky përvjetor çerekshekulli, nuk mund të mos ndahej me miqtë. Pervjetori i 25-të i TONA përkon njëherësh edhe me përurimin e impiantit për grumbullimin dhe therjen e bagëtive si dhe përpunimin e thellë të mishit.

Me kalimin e viteve, TONA ka bërë investime kolosale në teknologji dhe ekspertizë, duke aplikuar standarde evropiane në prodhimin e mishit dhe sallamit. Cilesia e lartë e produkteve TONA siguron përmbushjen e nevojave të klientit,  të mbështetura nga një shërbim korrekt dhe të shkelqyer.

Në këtë aktivitet morën pjesë z, Pandi Papando, Prefekt Qarkut të Korçës, Znj. Ana Verusli, Kryetare e Këshillit të Qarkut të Korçës, Z.Alban Zusi, Drejtor Ekzekutiv i Albanian Food Industry, Z. Agim Ismaili, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, si Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Zyra e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe i Shërbimeve Shoqërore, si dhe sipërmarrës nga fusha e industrisë së agro-ushqimit dhe jovetëm.

Nga një biznes familjar, TONA sot numëron mbi 200 persona të punësuar dhe është nje biznes i mirorganiozuar në të gjithë hapësirën e tregut shqipatar. TONA CO sot është një brand i fuqishëm dhe mijëra klientë kanë fituar besimin e saj.

“Ishin vitet e para të ekonomisë së tregut të lirë dhe në si nismëtarë të ketij lloji biznesi nuk kishim pervojen  e duhur por kishim dëshirën për të investuar në një biznes sado të vogël por edhe të sigurt. Në një treg pa regulla loje duhet të benin levizje të kujdesshme dhe kjo kerkonte përkushtim të madh” – tha Z. Nikolla Tona, gjatë ceremonisë së 25-vjetorit. Ai shtoi “E kemi filluar aktivitetin në një ambient 100 m2 me vetëm katër produkte tradicionale sallamerie të prodhuara para vitit 1998, sot kemi zhvilluar 80 produkte cilësore”.

Me kalimin e viteve TONA ka bërë investime kolosale në teknologji dhe ekspertizë, duke aplikuar standarde evropiane në prodhimin e mishit dhe sallamit. Cilesia e lartë e produkteve TONA siguron përmbushjen e nevojave të klientit,  të mbështetura nga një shërbim korrekt dhe të shkeIqyer. Ndërkohë që TONA zhvillohej dhe rritej, komuniteti vazhdonte të përfitonte nga vlerat e krijuara prej saj .

Pervjetori i 25-të i TONA përkon njëherësh edhe me përurimin e impiantit për grumbullimin dhe therjen e bagëtive si dhe përpunimin e thellë të mishit. Ky investim vjen pikërisht në qarkun e Korçës, duke kontribuar për sfrytëzimin e burimeve të këtij qarku.  Perspektivat europiane të Shqipërisë diktojnë modernizimin e sistemit veterinar, kryesisht infrastrukturën për grumbullimin, therjen e bagëtive dhe tregtimin e mishit dhe produkteve të tij.

“TONA CO ka përballuar me sukses të gjitha sfidat e kohës, duke u bërë sot një faktor i rëndësishëm në tregun kombëtar, i gjendur në 90% të territorit të Shqipërisë .  Kompania jone synon t’ju ofrojë shqiptarëve garanci vlerash dhe përgjegjshmëri të lartë”, shtoi Z.Tona.

Në këtë 25-vjetor, Albanian Food Industry i dorëzoi kompanisë TONA, “Certificatën e Mirënjohjejes” për partneritetin dhe kontributin e saj në rritjen e Standardeve të Sigurisë Ushqimore në Shqipëri, me produktet e saj.

AlertNews.al

11.10.2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here