Frika nga salmonella, vezët tërhiqen mbrapsht…

0
253

Ditët e fundit, shumë vezë janë tërhequr mbrapsht nga supermarketet në Viktora dhe Uellsit të Ri për shkak të frikës ndaj salmonelës. Konsumatorëve i është kërkuar që të mos hanë vezë nga marka Synergy Produce, të cilat shiten në rrjetin e supermarketeve Ëoolëorth.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Australi ka nxjerr këtë paralajmërim për paketimet 12 dhe 6 kokrra vezë në karton, që datën e skadecës e kishin të stampuar me datë 9 Maj.

“Çdo konsumator i shqetësuar për shëndetin e tij duhet të kërkojë këshilla mjekësore dhe duhet të kthejë produktet në vendin e blerjes, për një rimbursim të plotë” shkruan njoftimi i Autoritetit.

Me anë të nje deklarate në faqen e internetit, kompania tha se analizat për salmonelën tashmë janë negative. “Ju mund t’i ktheni produktet në pikën e blerjes dhe kërkoni rimbursim. Na vjen shumë keq”, tha kompania.

Simptomat e bakterit të salmonelës përfshijnë ethe, dhimbje koke, diarre, dhimbje abdominale dhe të vjella. Zakonisht fillojnë 6-72 orë pas konsumit së ushqimit të kontaminuar dhe mund të zgjasin deri në një javë.

Burimi: 9news.com.au

Alertnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here