Franca, vëndi i parë që ndalon përdorimin e 5 pesticideve, në mbrojtje të bletëve

0
196

Gazeta Telegraf ka raportuar se, Franca do të bëjë një hap të madh kundrejt zhdukjes së bletëve, duke u bërë vëndi i parë në Evropë që ndalon përdorimin e 5 pesticideve, për të cilat studiuesit besojnë që po I vrasin ato. Ky vendim është mirëpritur nga ambientalistët dhe bletarët, por fermerët e drithrave dhe panxharit thonë se, ky vendim do të dëmtojë të mbjellat e tyre, duke i lënë të pambrojtura nga insektet e dëmshme.

BE ka ndaluar tashmë tre pesticide: clothianidin, imidacloprid dhe thiamethoxam. Ndërsa Franca vendosi të ndaloj përdorimin dhe të thiacloprid dhe acetamiprid në të gjithë aktivitetet e fermerëve duke përfshirë dhe serat.

Neonicotinoidet, me strukturë të ngjashme me nikotinen, sulmojnë sistemin qëndror nervor të bletëve. Me këtë kimikat sperkaten bimët dhe bletët e thithin atë. Studiuesit thonë se, ky kimikat ndikon në shtimin e ngadaltë të bletëve dhe gjithashtu ndikojnë tek memorja e tyre, duke bërë që bletet të mos kthehen në koshere.

Në kërkimet e fundit ka rezultuar që, tek bletet këto lloj kimikatesh behën fiksuese duke i detyruar ato që të kërkojnë më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here