Foto/Video – Shkëndija e Tetovës ngre trofeun e kampionit të Maqedonisë. Ja dhe urimi i Lazim Destanit për ekipin

0
217

TET0VË, 19.05.2019 – Shkëndija  e Tetovës ka fituar ndaj Akademia Pandevin me rezultat 4:1, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 35-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa pas ndeshjes skuadra kishte festë të madhe, sepse pranoi trofeun e titullit të Kampionit për sezonin 2018/19. Siç njofton Tv Shenja, derbi shqiptar në Çair, ndërmjet Shkupit dhe Renovës u mbyll pa fitues me të dyja skuadrat që barazuan me rezultat 2:2. Makedonija Gjorçe Petrovi fitoi Sileksin me shifra 2:0, ndërsa Bellasica u mposht me rezultat 1:0 nga Rabotniçki. Fitore të thellë në këtë xhiro regjistroi Vardari që mposhti Pobedën me shifra 6:0. Xhiroja e 36-të dhe e fundit për këtë sezon do të zhvillohet të dielën e ardhshme.

Në një ceremoni festive, kupa e kampionëve të Maqedonisë së Veriut u ngrit në stadiumit “Ecolog Arena” në Tetovë, në praninë e qindra tifozëve, drejtuesve të klubit dhe numrit 1 të ekipit, Z.Lazim Destani. Ndërsa më pas, festa vazhdoi në ambiente të tjera.

Shkëndija e Tetovës e kishte siguruar matematilisht titullin Kampion i Maqedonisë së Veriut, 4 javë para përfundimit të kampionatit.

I menjëhershëm ka qenë edhe urimi në rrjetet sociale i numrit 1 të ekipit të Tetovës, Shkëndija, Z.Lazim Destani. Filantropi i njohur, njëherësh edhe Kryetar i Bordit Këshillëdhënës të kompanisë Ecolog International, ka uruar ekipin për titulln kampion, tifozët dhe ka uruar suksese në gatën e play off për të kaluar më pas në grupe.

“Gëzuar titulli i kampionit!

Ishte kënaqësi pjesëmarrja në ndeshjen e Shkëndijës në Tetovë. Me përfundimin e lojës së bukur dhe fitores së thellë të kuqezinjve, futbollistët e Shkëndijës në një ceremoni festive, duke e merituar denjësisht, e ngritën kupën për titullin e kampionit edhe për këtë stinor. Me këtë rast, i uroj përzemërsisht futbollistët e Shkëndijës, stafin teknik si dhe menaxhmentin e klubit, të cilët të gjithë së bashku e bënë më të mirën duke dominuar në futbollin e vendit.
Gjithashtu, urimet e mia jua përcjell të gjithë ju tifozëve dhe ‘Ballistëve’, që me kënaqësi e ndiqni skuadrën tuaj ndeshje pas ndeshjeje.
Uroj tashmë, skuadra të ketë përgatitje të mbara për t’i hyrë garës në kupat europiane gjatë verës, duke ecur me sukses e rezultate të mira e duke synuar sivjet ta kalojë pragun e play off-it, e të kalojë në grupe! Urime!”, shkruan Z.Destani në postimin e tij në Facebook dhe Instargam.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here