FOTO/VIDEO – Denoncimi në AlertNews.al: Fileto EHW të kalbura, dy të ndryshme në një paketim

0
367

Çeshtja e filetove të pulës duket se vazhdon të përbëjë shqetësim për konsumatorët. Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e AlertNews.al, një zonjë nga Tirana shkruan se, brenda një qese paketimi EHW, gjenden dy fileto të ndryshme, njëra thuajse e kalbur dhe në gjëndje të pakonsumueshme. “Sot te EHW, te e njejta qese te dyja filetot. I perziejne ca të kalbura ca të mira gjoja. Tek ehw e kam blerë”, shkruan denoncuesja. Ajo ka dërguar foto dhe video të filetos, si dhe kuponin tatimor. Denoncimi shkon dhe më tej, kur denoncuesja shkruan se është mashtruar në kasë edhe për produktin e blerë, duke shënuar fileto me panturë, ndërkohë që e ka blerë të thjeshtë. “Ma kanë shënu fileto me panaturë ndërkohe kam marrë fileto të thjeshtë”, shkruan denoncuesja.

AlertNews.al i bën thirrje çdo qytetari që të denoncojë në redaksinë tonë, për çdo rast që i cënohet siguria ushqimore, apo për çështje të tjera që lidhen me të drejtat e konsumatorit, në numrin e telefonit, 0693028258, ku mund të dërgohen dhe foto e video në Whatsapp apo Viber, në adresat e-mailit info@alertnews.al dhe alertnews.al@gmail.com, si dhe në Facebook apo Insagram në faqet AlertNeës.al, duke garantuar anonimatin.

AlertNews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here