Fotot zbulojnë përse AKU fle gjumë… Drejtori i Përgjithshëm në fushatë elektorale

0
373

Zbulohen arsyet përse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndodhen ende në gjumin dimëror. AlertNeës.al denoncoi 3 ditë më pare se, institucioni që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore të shqiptarëve është ende në “gjumin dimëror”, ndërkohë që në rrjetet sociale të këtij institucioni, bëhen “share” vetëm postimet e Ministrit të Bujqësisë, takimet dhe axhenda e tij që nuk kanë asnjë lidhje me misionin e AKU. Ndërkohë që prej javësh të tëra, ky institucionet duket si i paralizuar. Duke ditur se është situatë që ndodh gjithmonë me ndryshimet e drejtorëve, lëvizje shefash sektorësh, drejtorë drejtorish të komanduar, frika e inspektorëve dhe Sektori i Marrëdhënieve me Publikun pa asnjë person, menduam as nuk ka asnjë funksionar që mund të informojë mediat e konsumatorin. Por, ka të ngjarë që të jetë krejt ndryshe.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z.Agron Hetoja, duket se ka ndezur motorrët e fushatës elektorale dhe detyra funksionale e tij ka kaluar më plan të dytë. Po të vihen re fotot në instagramin e deputetes Blerina Gjylameti, duket qartë angazhimi i Z.Hetoja dhe prania e tij në takime me struktura të PS-së dhe qytetarë të ndryshëm në njësitë administrative të Tiranës, si Koordinator Elektoral për kryeqytetin.

Ndërkohë, institucioni, ndër më të rëndësishmit në vend, përsa i përket shëndetit dhe jetës së popullatës, duket se ka mbetur në mëshirë të fatit, ose në duart e disa tjerëve që vetëm mbajnë zyrat hapur në Shtish Tufinë.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here