Foto / Video – Pula kaq të freskëta s’keni parë ndonjëherë

0
965

Reklamimet e pulave të freskëta, të gjalla apo të therura, shohim shpesh në dyqane, markete, apo edhe nëpër tregje të ndryshme ku vihen re të gjalla e që janë për shitje. Por, kaq të “freskëta”, sa mbi një makinë në Milot, nuk keni parë ndonjëherë.

Videro është regjistruar nga AlertNews.al në Milot, më 23 shtator 2018. Siç shihet edhe në video dhe foto, një autoveturë “Benz” është e ngarkuar me dhjetra pula, të lidhura njëra me tjetrën e të vendosura mbi kabinë, ndërkohë që dhjetra të tjera janë brenda.

Gati për treg, që t’i konsumojmë në ndonjë lokal që reklamon se, tregton “pula të pjekura fshati”. Makina lëviz lirisht, ndërkohë që asnjë strukturë shtetërore nuk gjendet që ta ndalojë, përfshirë dhe policinë.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here