Filantropi Lazim Destani takon në Berlin kreun e Bundestagut gjerman

0
208

BERLIN – 06.06.2019 – Filantropi dhe atdhetari Lazim Destani, mori pjese në Takimin e 24-t ndërkombëtar të mbajtur në parlamentin gjerman në Berlin. Pjesëmarrjen në këtë takim e ka njoftuar vetë Z.Destani, i cili është njëkohësisht Kryetar i Bordit Mbikqyrës të kompanisë “Ecolog International” dhe sipas tij, në këtë aktivitetet ndërkombëtar, është takuar dhe me Kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble e deputetë të tjetrë të Bundestagut.

“Në kuadër të Konferencës “24 Internationale Begegnung“ (Takimi i 24-t Ndërkombëtar) që u mbajt sot në Bundestagun gjerman në Berlin, pata kënaqësinë të takoj edhe Kryetarin e Parlamentit Gjerman Dr.Wolfgang Schäuble, si dhe shumë deputetë të tjerë të legjislativit të Gjermanisë dhe personalitete të tjera të larta pjesëmarrëse nga shumë vende të botës”, shkrua Z.Lazim Destani në rrjetet e tij sociale.

Në këtë aktivitet, ishte i ftuar dhe Presidenti i Shqiperisë, Z.Ilir Meta.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here