Fermerët në protestë, bllokojnë aksin Berat-Lushnje: Jemi të paorientuar, të pambështetur e të falimentuar

0
85

Fermerët e fshatit Kutalli dhe të Lushnjes bllokuan për më shumë se një orë aksin Berat-Lushnje dhe kërkuan ndihmën nga shteti për t’i shpëtuar falimentimit. Sipas tyre mallrat e importit, mungesa e tregut të shitjes dhe e subvencioneve nga shteti po ndikon që prodhimet vendase të mos shiten e te kalben duke i demtuar financianisht banorët e këtyre zonave. Me pankarta në duar ku shkruhej “Bashkë me domatet po kalben edhe shpresat” “Të paorientuar, të pambështetur e të falimentuar” fermeret e fshatit Kutalli dhe të Lushnjes u bënë bashkë në një protestë dhe bllokuan për më shumë se një orë aksin nacional Berat-Lushnje.

Teksa thone se po shkojnë drejt falimentimit, fermerët kërkojnë ndihmën nga shteti per t’iu hequr TVSH, akcizën e naftës apo edhe t’i subvencionojë për plehrat kimike.

Fshati Kutalli është zona e vetme në të gjithë qarkun e Beratit, me rreth 700 ha sera të mbjella në çdo stinë me domate e speca dhe kjo është e vetmja mënyrë jetese për fermerët e kësaj zone.

Qendra ALERT – AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here