Fermerët e Lushnjës në protesta, thirrje qeverisë: Duam subvencione

0
95

Fermerë nga Lushnja, Fieri, Berati e Kuçova kanë protestuar këtë të hënë, duke bllokuar për disa minuta rrugën kryesore në vendin e quajtur rrethrrotulimi i Plasmasit në Lushnje. Ata kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria duke subvencionuar për çdo njësi produkti të hedhur në treg kundrejt faturës tatimore si dhe një pikë grumbullimi për prodhimet e tyre.

Pas bllokimit të rrugës, fermerët marshuan drejt Bashkisë së Lushnjës duke ripërsëritur kërkesat e tyre.  Protesta u monitorua nga forcat e policisë dhe u mbyll pa incidente.

Qendra Alert / AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here