Exclusive – Shkëndija që ndezi Maqedoninë

0
240

Nuk ka qenë asnjëherë e thjeshtë të jesh shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sidomos në vitet kur edhe ky shtet ishte pjesë e Republikës jugosllave, madje edhe kur u shkëputën prej saj… Megjithatë, patriotët nuk u ndalën kurrë së kërkuari të drejtën e tyre, përfaqësimin dhe gjithçka që i takonte, në troje që vetëm fuqitë e mëdha patën guximin t’i linin jashtë atdheut të tyre, Shqipërisë. Përpjekjet e para patriotike u kamufluan me lëvizje kulturore sociale dhe sportive… dhe pikërisht nga një shoqëri e tillë, kulturore dhe sportive në Tetovë, do të lindte dhe merrte udhë dhe klubi shumësportësh “Shkëndija”, një klub, që sot mbahet lart nga emri i skuadrës së futbollit, simbol në Maqedoninë e Veriut. Por, për të mbërritur deri këtu janë derdhur më shumë se djersë, që kjo Shkëndijë të mbahet ndezur, si shenja e shpresës së çdo shqiptari që kishte besuar në forcat e tij.

Edhe pse në Jugosllavinë socialiste, trumbetohej dhe flitej për vllazërim e bashkim, popullësia shqiptare konsiderohej gjtihmonë e një niveli më inferior, duke u persektuar shpesh herë dhe mbajtur nën presionin e regjimit. Asnjëherë nuk u fsheh fakti që, autoritetet e ish-Jugosllavisë, skuadra e Shkëndijës, konsiderohej si një klub sportiv që në të vërtetë fshihte një tjetër qëllim, atë të shkëndijës së rinisë shqiptare, që priste të ndizej nën udhëhëeqjen e ndjenjave kombëtare.

Fitoret e Shkëndijës në fushën e gjelbër dhe shtimi i tifozëve nga ndeshja në ndeshje, përbënin një realitet shqetësues për pushtetin. Sipas strukturave të caktuara të pushtetit, tashmë duhej gjetur mënyra qoftë edhe me stisje të situatave e me provokime për të rikijuar probleme, të cilat do të sillnin edhe shkatërrimin e kësaj nisme shqiptare dhe këtij klubi shqiptarësh. Herët a vonë provokimi do të kalonte kufijt dhe do të detyronte një reagim të skuadrës së Shkëndijës dhe tifozëve të saj. Ishte viti 1980, në fshtatin Volkovijë, pranë Tetovës me popullësi maqedonase.

Ndryshimet politike të viteve `90 me shkëputjen e Maqedonisë nga ish-Federata Jugosllave, i dhanë mundësinë sërish shqiptarëve të Tetovës që të ringrinin strukturat e tyre të shoqërisë Shkëndija dhe klubeve të saj sportive. Kështu, në vitin 1992 mblidhet këshilli inicator i drejtuar nga Miftar Ziberi. Fillimisht u rithemeluar Klubi i Volejbollit dhe një javë më pas edhe Klubi i Futbollit Shkëndija. Kuvendi është mbajtur në çajtoren e Kabashit në Çarshi të Epërme në Tetovë, ku të pranishëm ishin 12 anëtarë.

Shkëndija, në vitin e parë të garimit fiton titullin e kampionit dhe siguron pjesëmarrje në Play-Off për Ligën e Tretë ku arrin të kualifikohet. Paraqitjet e mira u bartën edhe në këtë kategori dhe në fund të sezonit ekipi ‘kuqezi’ shënon suksesin e radhës duke u ngjitur në Ligën e Dytë të Maqedonisë, Grupi-Perëndimit. Kalimi i KF Shkëndija në Ligën e Dytë solli në klub nivel më të lartë organizimi si dhe mobilizim të përgjithshëm për sfidat e reja që do të vinin. Gjithësesi viti i parë në këtë ligë e renditi Shkëndijën në vendin e tretë duke e shtyrë me një vit ngjitjen në kategorinë e parë, pikërisht në sezonin 1994/95.

Gjithësesi rrugëtimi i Shkëndijes gjithmonë ka qenë problematik dhe racizmi shpesh herë ka ndikuar në probleme që kanë ndikuar edhe zbritjen e ekipit në kategoritë inferior, deri kur në sezonin 2010/2011 Shkëndija fiton titullin e parë në histori.

Po ashtu në vitin 2011, skuadra tetovare fiton edhe Superkupën, pasi si kampione e vendit me rezultat 2:1 mundi fituesin e Kupës, Metalurgun. Ky ishte edicioni i parë i Superkupës i organizuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Sezoni 2013 ishte udhëkryeqi më i madh i skuadrës tetovare. Nëse në vitet e shkuara ishte racizmi problem kryesorë që i kishte sjellë lëkundje të pozitave deri në zbritjen shpesh here nga kategoria, në këtë sezon i munguan rezultat edhe paratë.

Finalja e kupës, në maj të vitit 2013, derbi me Teteksin e Tetovës, u shndërrua në një telenovelë. Acarmiet e tifozëve detyruan arbitrat dhe Federatën e Maqedonië të ndërpresin ndeshjen pa u mbyllur pjesa e pare, për ta shtyrë disa ditë më vonë në Shkup, patTifozë dhe ku në mënyrpë dramatike me 10 lojtarë Shkëndija mundet pas gjuajtjes së 11-metërshave, pasi 90 mintëshi përfundoi nëbarazim 1-1.

Mungesa e parave dhe zhgënjimi pas kësaj finaleje, ishte një tablo shkatërrimi për skuadrën tetovare. E mbuluar nga borxhet, Shkëndijës i kishin mbetur tifozët e saj, Ballistët, ata që duhet të gjenin një rrugëzgjidhje. Nuk është se e kishin të vështirë. Gjigandi “Ecolog International” ishte në qytet së bashku me LazimDestanin, i cilie dhe më pare kishte ndihmuar ekipin, por këtë here duhej një sforco e madhe.

Në mënyrë të paprecedë, tifozët tetovar krijuam fushata “Ecologthuajpo”, një lutje publike që ekipi i zeremrës së tyre tëmbijetonte, e me shpresën për t’u ngritue edhe më lart. Në këtë fushatë u përfshi kush të mundte, madjeedhe yje të futbllit shqipëtar, si Lorik Cana apo Xherdan Shaqiri. Motoja “Ecologthuajpo”, qarkullone kudo në rrugë e në rrjetet sociale.

I gjithë ky sensibilizim nuk mund të binte në vesh të shurdhër. Më 31 korrik të vitit 2013, Lazim Destani, si përfaqësues i kompanisë “Ecolog Internationa” dha përgjigjen e tij.

Sot, pas 5 vitesh, Shkendija është numri 1 i Mqedonisë së Veriut, nen mbeshtetjen e Ecolog dhe me një buxhet prej 4 milionë eurosh në vit, kuqezinjtë tetovarë janë shndërruar në shembullin e kujtdo në rajonin tonë.

Dy tituj kampion radhazi, një prej tyre me rekord pikësh diferencë me venidn e dytë, 35 pikë që ishte Vardari i Shkupit në sezonin 2017/2018 dhe ky i fundit ku sërish me 15 pikë përpara la Vardarin në vendin e dytë. Këto dhe paraqitjet mjaft të mira në ndeshjet evropiane i kanë dhënë një tjetër imazh jovetëm Tetovës, por të gjtihë Maqedonisë së Veriut dhe e gjitha kjo, për meritë të Shkëndijes.

Burimi: Emisioni :Exclusive në Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here