Evropa në krizën e vezëve të kontaminuara, REA’S eksporton e sigurt në Gjermani, Greqi, Kroaci…

0
2400

Që në fund të muajit korrik dhe fillimgushti 2017, Evropa është prekur nga kriza e vezëve. Kjo, pasi Autoritetet Evropiane të Sigurisë Ushqimore lëshuan alarmin për përmbajtjen në miliona vezë të një insekticidi toksik, i cili sjell probleme për shëndetin e konsumatorëve. Bëhet fjalë për Fipronilin, një përbërës i zakonshëm në produktet veterinare për eleminimin e pleshtave dhe morrave të pulave dhe që rëndom përdoret në të gjitha stabilimentet e mbarështimit të shpendëve. Alarmi i autoriteteve u publikua në mediat më prestigjoze botërore, siç është gazeta britanike “The Guardian” e plot të tjera, të cilat njoftuan ALERT-in e RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed), sipas të cilit, miliona kokrra vezë janë tërhequr nga dyqanet dhe magazinat në Belgjikë, Holandë, Gjermani, Itali e vende të tjera të Evropës. Ndërkohë që, vetëm në Holandë, rreth 180 ferma që rrisnin pula për prodhim vezësh u mbyllën me urdhër të autoriteteve. Madje, që në fillim të muajit gusht, dhjetra milionë kokrra vezë të destinuara për tregun gjerman u kthyen mbrapsht në Holandë.

Problemi me vezët e importit, me përmbajtje kimikatesh mbërriti zyrtarisht edhe në Shqipëri nga RASFF, i cili sinjalizoi se, vezët e importuara nga Italia, nga Conad, kanë përmbajtje Fipronili. Ky insekticid, në komplekset e mbarështrimit të shpendëve përdoret masivisht për dezinfektimin e tyre nga pleshtat, morrat apo insekte të tjera. Por, kur përdoret në masa të caktuara, në kushte teknike të caktuara dhe pa zbatuar protokollin e duhur, atëherë mbetja (helmi) mund të kalojë te produkti, që në këtë rast është vezë.

Ndërkohë, që Evropa po vuan krizën e vezëve për shkak të këtij helmi, sytë e disa shteteve, anëtare të Bashkimit Evropian, janë kthyer nga Shqipëria dhe pikërisht, kanë gjetur atë që iu mungon, në kompaninë REA’S, e cila prej vitesh eksporton vezë ne Gjermani, Kroaci, vende tjera të Bashkimit Evropian dhe së fundmi, edhe në Greqi. Shteti helen, i cili importin më të madh të vezëve e kishte nga Italia, pas alarmit për përmbajtjen në vezë të Fipronilit, ka nisur importin e vezëve nga Kompania “REA’S”, e cila zotëron tregun shqiptar të prodhimit dhe disribuimit të vezëve.

AlertNews.al, ka mundur të mësojë se, “REA’S”, kryen analizat e vezëve për përmbajtje Fipronili dhe lloje të tjera në Greqi, konkretisht në Laboratorin e Akredituar nga Komuniteti Evropian, AGROLAB RDS, analizat zyrtare të të cilit njihen nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Menjëherë pasi vezët REA’S janë analizuar aty, kompania në fjalë ka lidhur kontrata me shoqëri të ndryshme në Greqi dhe ka nisur eksportin për në vendin fqinj, anëtar i Bashkimit Evropian. Me të njëjtën analizë, pasi laboratori është i akredituar nga KE, në lidhje me përmbajtjen e vezëve REA’S te Fipronilin, kompania në fjalë vazhdon të eksportojë produktin “Made in Albania” edhe në Gjermani e Kroaci, pasi të gjitha kampionët e dërguar, kanë rezultuar të pastër dhe pa mbetje toksike, pa Fipronil, pa hormone, pa antibiotikë dhe e sigurt për shëndetin e konsumatorit.

Fleteanaliza e vezeve REA’S, e bere ne Laboratorin AGROLAB, ne Greqi, i akredituar dhe certifikuar nga BE

Prej vitesh, vezët REA’S eksportohen në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe importues të tillë, analizojnë kampionë nga çdo ngarkesë që iu mbërrin, pavarësisht fletë-analizave të bëra nga vetë kompania. Dhe në asnjë rast, vezët REA’S nuk kanë paraqitur problem për sigurinë ushqimore të konsumatorëve evropianë dhe as shqiptar. Ndërkaq, në lidhje me Salmonelën, përshtatur me legjislacionin shqiptar, REA’S dërgon kampionë çdo muaj në ISUV (Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinatisë), ku kryhet kjo lloj analize. Dhe në të gjitha rastet, veza REA’S ka rezultuar e pastër.

Konsumatori shqiptar tashmë e ka të thjeshtë çfarë t’i sërvirë familjes së vet. Veza REA’S gjendet në çdo dyqan dhe supërmarket, e analizuar në laborëtorë te Bashkimit Evropioan, produkt që eksportohet pa kurrfarë problemi, duke bërë kështu që, t’i largohemi edhe idesë së konsumit të “vezëve të fshatarit”, të cilat janë të pakontrolluara, pa analiza, me rrezik salmonele, ngarkesash të tjera, por edhe Fipronili, pasi edhe vetë fshatarët përpiqet të luftojnë pleshtat dhe morrat e pulave, duke i spërkatur ato me helmin në fjalë, por pa protokoll e pa një rregull të caktuar e të sigurt.

©AlertNews.al

09.10.2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here