EUROSIG, gati të kompensojë viktimat dhe të plagosurit e aksidentit në Tetovë

0
593

Kompania e sigurimeve EUROSIG do të paguajë të gjitha dëmet e aksidentit të ndodhur pak ditë më parë në Tetovë, ku pati viktima dhe të plagosur. Drejtuesit e kompanisë EUROSIG në Maqedoni, si dhe Presidenti i Grupit EUROSIG-INSIG, Z.Kadri Morinaj deklaruan se personat e siguruar dhe familjarët e viktimave do të marrin kompensimin sipas legjislacionit dhe policave të autobusit të kompanisë “Durmo Tours”. Z.Morinaj që ndodhej në Maqedoninë e Veriut dhe drejtusit e EUROSIG në Shkup iu bënë thirrje institucioneve dhe familjatëve të viktimave të aksidentit, që të dorëzojnë raportet e nevojshme dhe kërkesat për kompensim, me qëllim që të fillojnë procedurat e kompensimit.

EUROSIG iu bën thirrje institucioneve dhe familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik, që t’i dorëzojnë raportet e nevojshme dhe kërkesat për kompensimin e dëmeve në bazë të policave të sigurimeve të udhëtarëve në transportin publik. Varësisht nga shkalla e dëmeve, të shkaktuara gjatë rrokullisjes së autobusit i kompanisë “Durmo Turs” personat e siguruar dhe familjarët e tyre pritet të marrin kompensime nga disa mijëra euro si dëmshpërblim.

Shumën e përgjithshme që duhet ta paguajë “EUROSIG”, sipas detyrimeve ligjore që dalin nga polisat e detyrueshme, është diçka më pak se një milion euro. Kjo, sipas Presidentit të kompanisë së sigurimeve “EUROSIG”, padyshim nuk do ta kompensojë dhimbjen e tyre.

Në Tiranë, në selinë e kompanisë së sigurimeve ‘Eurosig”, me përfaqësi në Kosovë dhe Maqedoni, ekspertë të vlerësimit të dëmit, tashmë janë duke punuar rreth përcaktimit të shkallës së humbjeve që përjetuan udhëtarët në aksidentin tragjik të 13 shkurtit në autostradën Shkup-Tetovë. Presidenti I Grupit EUROSIG-INSIG, Kadri Morinaj, u bën thirrje familjave të të lënduarve dhe viktimave që sa më shpejt t`i dorëzojnë kërkesat e tyre për dëmshpërblim, në bazë të polisave që i ka pastur transportuesi “Durmo Turs”.

Morinaj u ka bërë thirrje edhe institucioneve shtetërore që të dorëzojnë informacionet për vërtetimin e fajita për aksidentn që sa më parë të kryhet dëmshpërblimi. Raportin policor, kompania deri tani nuk e ka marrë, ndërkohë që ai nevojitet për pagesën e dëmit në bazë të policës për përgjegjësitë.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here