Dy në 5 europianë shfaqin një interes personal kur bëhet fjalë për sigurinë ushqimore, dhe 1 në 5 thonë se ky është shqetësimi kryesor kur zgjedhin një ushqim të caktuar. Shumica e europianve shprehen se janë disa faktorë që ndikojnë  në zgjedhjet e tyre, si për shembull: cmimi, shija, përbërësit dhe sigurisht origjina.

Në ditën botërore të ushqimit, EFSA ka publikuar një raport të ri dedikuar vetëm konsumit të produkteve.

Konkretisht, nga anketimet e bëra rezulton se 55% e njerëzve shfaqin një kuriozitet të madh kur biseda parashtrohet tek siguria ushqimore dhe dy e treta e tyre kanë ndryshuar sjelljet pas marrjes së njohurive të duhura në cështjen e sigurisë ushqimore.

Raporti i parë europian në sigurinë ushqimore që prej vitit 2010

“Jam shumë i lumtur që më në fund ka një ditë dedikuar rëndësisë dhe vetëm sigurisë ushqimore. Po ashtu ditës që shënjon punën e vlefshme të burrave, grave, fermerëve, agronomëve, shefave të kuzhinës e shumë personave të tjerë që cdo ditë kujdesen që ne të hamë ushqim të kontrrolluar dhe që na serivret i sigurt në pjatë” shprehet komisioneri për sigurinë ushqimore,  Vytenis Andriukaitis.

Drejtori Ekzekutiv i EFSA, Bernhard Url thotë seka kaluar një dekadë nga përpjekjet e para për ushqim të sigurt e tashmë pas gjithë kësaj kohe ka ardhur monenti të themi që ia dolëm që kjo cështje të jetë prioritet për konsumatorin. Jam i bindur që kjo nuk është një koicidencë, por fryt pune që ka përmirësuar dhe rritur vëmendjen ndaj higjenës dhe standarteve ushqimore”

Asnjë shqetësim më për sigurinë ushqimore

Kur siguria ushqimore është një temë diskutimi, padyshim që prevalon në të gjitha vendet evropiane. Megjithatë janë 3 cështje kryesore që dalin gjithnjë në sipërfaqe për 20 shtete: keqpërdorimi i antibiotikëve, hormoneve dhe pesticideve në fermat e kafshëve (44%), përdorimi pesticideve në ushqime (39%) dhe ngjyruesit ushqimorë (36%).

Këto ishin edhe shqetësimet kryesore në eurobarometrin e vitit 2010 për sa i përket sigurisë. Sot, europianët duken më pak të shqetësuar se më parë për sa i përket OMGJ-ve dhe termave të rinj si mikroplastika që kanë dalë në diskurs.

Në Evropë, statistikisht, 82% e popullatës që shqetësohet për ushqimin janë shkenctarët, 79% janë organizatat e ushqimit, 69% fermerët që mbajnë përqindjet më të larta në vëmendjen për rrezikun nga ushqimi i pakontrrolluar.

Njësoj si në vitin 2010, televizioni mbetet burimi kryesor i informimit për sa i përket ushqimit për 7 nga 10 evropianë të pyetur. Ndërsa moshat më të reja e kthejnë vëmendjen tek multimedia ose rrjetet sociale (45% e grupmoshës 15-24 vjec). Gazeta dhe media të tjera tradicionale përzgjidhen nga mosha më e madhe, mbi 30 vjec (46% gazeta dhe 30% zgjedhin radion)

Sipas anketës, faktorët më të rëndëshishëm për konsumatorin:

  1. Origjina e produktit 53%
  2. Cmimi 51%
  3. Siguria 50%
  4. Shija 49%
  5. Përmbajtja 44%
  6. Sugjerimet e personave të tretë 19%

Puna që duhet bërë

Dr Url u shpreh se, fakti që ka besueshmëri të lartë tek shkenca është inkurajuese. “Në këtë mënyrë rritet dhe puna jonë në garancinë që ofrojmë nëse më parë dëgjojmë shqetësimet e konsumatorit”.

Shqetësimet më të shpeshta që shprehin konsumatorët:

  • Antibiotikët, hormonet e shtuara dhe steroidet në mish (44%)
  • Pesticidet dhe produkte të tjera të shtuara (39%)
  • Ndotësit mjedisor tek peshqit, mishi ose bulmeti (37%)
  • Ngjyruesit, konservuesit ose shijet artificiale në pije (36%).

66% e europianëve kanë ndryshuar mënyrën si konsumojnë ushqimin pas marrjes së informacioneve për një rrezik potencial. (për gjysmën ndryshimi ishte i përhershëm, ndërsa për gjysmën tjetër ishte i përkohshëm)

Ndryshimet në mënyrën e konsumit të ushqimit janë më të përhapura tek femrat, ato në moshë mesatare dhe me nivel të lartë edukimi.

Sipas anketës së EFSA, gjithnjë e më pak njerëz kanë besim tek supermarketet, restorantet, industria e ushqimit dhe blogerët e njerëzit e famshëm me influencë.

Ndërkaq në terma pozitiv, pothuajse 43% e të pyeturve thonë se nismat e marra në vendet e unionit evropian janë duke shtuar besimin tek njerëzit dhe ushqimi që hanë është i sigurtë. Ndërsa 28% besojnë se në kontinent ka ekspertë të duhur që japin këshillat e nevojshme kur shohin që dicka nuk shkon me ushqimin që i serviret konsumatorit.

Burimi: EFSA.EU

Alertnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here