Rrezikojnë jetën e konsumatorëve me helmime, dëmtime të shëndetit apo edhe me pasoja më të rënda për jetën, por ndaj tyre nuk merret asnjë masë. Në jopak raste, institucionet shtetërore e veçanërisht Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kanë zbuluar raste abuzimesh me prodhues, importues apo tregëtues të produkteve ushqimore jashtë standardit për konsum njerëzor. Këto raste i janë referuar institucioneve të hetimit, siç është Prokuroria, në Tiranë apo rrethe, por hetimet nuk kanë filluar. Kjo, pasi Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, megjithë ndryshimet e bëra ndër vite, çështjen e cënimeve të sigurisë ushqimore, të shëndetit apo jetës së konsumatorëve, e ka atë të vitit 1995. Për këtë arsye, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë ndryshimin e 5 dispozitave ligjore në Kodin Penal, duke vënë në dijeni për këtë kërkesë, edhe Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Bujqësisë.

Po çfarë ka kërkuar konkretisht AKU dhe si i ka argumentuar kërkesat për këto ndryshime? ALERTNEWS.AL ka mundur të sigurojë draftin e propozimeve të AKU, i cili ka nisur të shqyrtohet nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe në diskutimet e para ka marrë dhe mbështetjen e misionit EURALIUS.

Në draftin e siguruar thuhet se, AKU ka adresuar edhe materiale kallëzuese e informacione (rreth 65 materiale)  në organet e ndjekjes penale për konsumim të elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 288, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” i Kodit Penal, duke tentuar jovetëm të sqarojmë në mënyrë shteruese të gjithë mekanizmin e rasteve, por gjithashtu në mbështetje e ndihmë të prokurorisë edhe kemi interpretuar edhe dispozitën në fjalë. Kështu ndër të tjera i kemi vënë në dukje prokurorisë faktin se dispozita është blankete (e bardhë)  se elementi cilësues “pasojë” që pretendon dispozita në fjalë nuk kërkon të jetë e atyçastshme, pasi një produkt ushqimor i pasigurtë/dëmshëm në kuptim të ligjit të posaçëm Nr 9863 datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” i ndryshuar, dëmton rëndë shëndetin, jo vetëm në kuptimin afat-shkurtër por edhe në kuptimin afat-gjatë, e cila manifestohet me shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene, duke çuar në fatalitetin e humbjes së jetës. Sipas argumentimeve të AKU, nga ana e Prokurorisë nuk është përkrahur ky qëndrim dhe për këtë vepër është vendosur mosfillimi i proçedimit penal ose pasi janë kryer disa veprime hetimore vetëm mbi baza dokumentacioni është marrë vendimi i pushimit të procedimit penal.

“… mbi mungesën e efektivitetit të dispozitës së nenit 288 të Kodit Penal, AKU ka pasur një korrespondencë zyrtare edhe me autoritetet të tjera si, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. AKU i ka njohur mbi inaktivitetin e mungesën e koherencës së kësaj vepre penale, duke i prezantuar nevojën për ndryshimin e saj, duke i ftuar për propozime konkrete referuar praktikave dhe precedenteve të hasura sidomos nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore në hetimin e kësaj vepre penale. Në parim nga këto autoritete është legjitimuar nevoja për ndryshimin/përshtatjen e kësaj dispozite si dhe për krijimin e figurave të reja të veprave penale në fushën e sigurisë ushqimore.

Një korrespondencë e tillë u çmua e nevojshme të ndiqej pasi u studiua edhe raporti publik i Prokurorisë së Përgjithshme i vitit 2017 për veprën penale të nenit 288 të Kodit Penal. Raport nga i cili tregon se procedimet e regjistruara, të pandehurit që ndaj tyre nis një çështje penale apo shkojnë në gjykatë, është thuajse zero në krahasim me rastet e konstatuara të shkeljeve dhe abuzimeve me sigurinë ushqimore të konsumatorit. (Tabela)

Po çfarë ka propozuar konretisht AKU?

“Nisur nga sa më lart, propozimi për ndryshime ligjore përbëhet nga 5 nene|, thuhet në propozimin e AKU.

Neni 1 i projekt-aktit konsiston në ndryshimin e dispozitës ekzistuese të nenit 288, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, përkatësisht:

  1. Shtimin e disa formave të anës objektive mbi mënyrën e kryerjes e veprës penale të parashikuar nga neni 288 i Kodit Penal, si “Importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër”
  2. Heqjen e elementit cilësues të pasojës potenciale, “kur nga këto vepra ka ardhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit” në paragrafin e parë të dispozitës.
  3. Referimin në legjislacionin e posaçëm nëligjin 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar (neni 10 e vijues i tij), se në cilat raste produktet ushqimore konsiderohen të pasigurta dhe paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut. Konsiderohen të dëmshme për shëndetin nëse artikujtushqimorë, pijet dhe prodhimet tjera përmbajnë mikroorganizma patogjen, oseparazitë, pesticide, metale apo substanca helmuese dhe nëse rrjedhin nga kafshët esëmura, nëse përmbajnë aditivë të palejueshëm, nëse u skadon afati i përdorimitetj…
  4. Parashikimin e elementit të pasojës (dëmtim i rëndë i shëndetit/vdekja e njeriut) dhe lidhjes shkakësore nga kategoritë e ushqimeve të përmendura në paragrafin e dytë si dhe parashikimi i disa rrethanave rënduese “kur është kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë” në këtë paragraph.
  5. Marrjen në mbrojtje në paragrafin e tretë edhe të dy kategorie subjekteve “fëmijëve dhe grave shtatëzëna”, të cilëve u ka ardhur pasoja (dëmtim i rëndë i shëndetit/vdekja e njeriut), duke ashpërsuar masën e dënimit.
  6. Shtimin e një paragrafi të katërt mbi asgjesimin e produkteve ushqimore që nuk plotësojnë kriterin e sigurisë ushqimore, sipas legjislacionit në fuqi.

“Në të njëjtën linjë qëndrojnë edhe legjislacionet penale të disa vendeve të tjera, konkretisht ai italian dhe polak të cilët për produktet ushqimore të dëmshme apo të rrezikshme për shëndetin dhe jetëne njeriut parashikojnë dënime penale me burgim. Më tej shkon Kodi Penal Grek i cili përgjegjësinë penale të subjekteve e lidh me mundësinë hipotetike të ardhjes së pasojës në shëndet.

Ndërsa Kodi Penal i Kosovës duke qenë një legjislacion relativisht i ri i krijuar së fundmi, parashikon disa figura të veprave penale të cilat janë më afër aktualitet  në raport me sigurinë ushqimore, të cilat sugjërojmë që të inkorporohen edhe në lëgjislacioni  tonë penal”, vijon më tej argumentimi i AKU.

Neni 2 i projekt-aktit është një figurë e re e veprave penale në fushën e sigurisë ushqimore, e cila synon që të mbrojë marrëdhëniet juridike të konsumit, konkurrencën e ndershme midis operatorëve me të njëjtin natyrë aktiviteti si dhe qëllimi kryesor i saj mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve nga produktet ushqimore, të cilave u ka ka kaluar afati i përdorimit. Në disa raste kalimi i afatit të përdorimit në produktet ushqimore shoqërohet vetëm me humbje të kritereve të cilësisë së tij. Por në disa lloj produktesh ushqimore të tjera, kalimi i afatit të përdorimit është kriter që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në sigurinë e tij, gjë e cila përkthehet në mundësinë potenciale të shkaktimit të pasojave të dëmshme në shëndet e njeriut

Neni 3 i projekt-aktit merr në mbrojtje marrëdhëniet juridike interesat e konsumatorit nga produktet ushqimore, të falsifikuara, të paidentifikuara. Pra përshihen ato raste kur ndodh dorëzimi tek blerësi i një sendi për një tjetër, në lidhje me përmbajtjen,llojin, kategorizimin,prejardhjen,origjinën,sasinëapo cilësinëe produktit ushqimor. Siç përmendëm edhe më lart, në disa raste produkti ushqimor i përftuar, rezulton se “nuk ka elementët e cilësive të ushqimit që mund ta bënin të dëmshëm, por të paligjshëm fitimin në dëm të konsumatorit. Një fenomen i tillë dëmton të drejtat kontraktuale dhe pasurore të konsumit, si dhe sjell shtrembërimin e konkurencës dhe manipulimin e tregut.

Por ka raste, në të cilat subjektet kryejnë vetëm notifikimin e etiketave të produkteve ushqimore, dhe më pas i tregtojnë lirshëm në treg. Produkte të cilat nuk kanë një karte teknologjike të miratuar apo të njoftuar AKU-së ku të përshkruajë në mënyrë reale përbërësit dhe sasitë që përdoren për përftimin e produktit, hapat dhe proçeset që ndiqen si dhe nëse ka njëvlerësim shkencor në një laborator të akredituar, mbi kriteret e cilësiëë apo sigurisë së produkti në fjalë. Pra produkti ushqimor i përftuar, i cili po hidhet në tregpër konsum për konsumatorët, a ka vlera ushqimore të duhura, a ka rreziqe të identifikuara në të,si dhe a ka kategori konsumatori (fëmijë, gratë shtatzana, të moshuarit) që përjashtohen për konsumimin e këtij produkti, element të cilët përbëjnë praktika të hapura mashtrimi dhe falsifikimi ushqimor.

Neni 4 i projekt-aktit qëndron në të njëjtën harmoni me dispozitën e mëparshme përsa i përket mënyrës së kryerjes së kësaj vepre penale, por e zgjeron formatin e saj në drejtim të etiketimit të rremë të produkteve ushqimore, i cili kryhet nëpërmjet fallsifikimit apo përdorimit tëetiketave të rreme. Ndryshimi në raport me dispozitën pararendëse qëndron në faktin se kjo dispozitë i referohet falsikimit të etiketimit si proces. Pra nuk thellohet me kriteret e cilësisë dhe sigurisë së produktit ushqimor, por vetëmjafothet vetëm me kosntatimin e faktit nëse etiketimi është i rremë ose jo.

Neni 5, Thyerja, heqja, zëvendësimi, ndërrimi ose falsifikimi i shenjave të sigurisë të vendosura nga autoritetet të sigurisë ushqimore për qëllime mbikëqyrjeje ose kontrolli ose për pezullimi i veprimtarisë tregtare në ambientet ekonomike ose të vendosura mbi mjetet e transportit ose mbi mallra, me qëllim zhvleftësimin e masave të marra, lëvizjen e mallrave ushqimore ose rifillimin e aktivitetit, dënohen me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur ka të bëjë me mallra të kontaminuara ose të paidentifikuara, dënohet me burgim deri në pesë vjet.

©AlertNews.al

Më poshtë, dokumenti i plotë i AKU dërguar Kuvendit të Shqipërisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here